Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog.
Bëhet e ditur se gjatë takimit Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin për qëndrimet e LDK-së, mbi procesin e dialogut.
Teksa thuhet se ndër tjerash është diskutuar edhe për kontributin e LDK-së në procesin e Vettingut.
“Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut. Në takim u diskutua dhe për reformën zgjedhore dhe konsensusin partiak në Kosovë për këtë çështje; për kontributin e çmueshëm të LDK-së në procesin e Vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje Abdixhiku falënderoj ambasadorin Szunyog për rolin mbështetës të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe reformave të ndryshme të ndërmarra në partneritet me asistencën e BE-së./teve1.info./