TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PSD vendos foto të Kurtit si “pinokio”, bën thirrje për protestë kundër Asociacionit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
PSD vendos foto të Kurtit si “pinokio”, bën thirrje për protestë kundër Asociacionit

Partia Socialdemokrate (PSD), ka vendosur një banner me figurën e kryeministrit Albin Kurti i cili duket si “pinokio”, dhe njoftimin për mbajtjen e protestës kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi, tha se arsye e këtij aksioni është ftesa për protestën e së shtunës që mbahet në sheshet kryesore të kryeqytetit. Kurse, sa i përket bannerit, Nushi pati një shpjegim.

“Është thirrje për protestën e 25 marsit që fillon në Sheshin “Zahir Pajaziti”. Hunda e gjatë e kryeministrit Kurti është rruga e tij e gjatë e mashtrimit e populizmit edhe e gënjeshtrës së tij në raport me dialogun me Serbinë. I gjithë pushteti i tij sa ishte në opozitë ishte dialogu me Serbinë, kundërshtimi i këtij dialogu, protestat më të mëdha kanë qenë të organizuar nga ai kundër ‘Zajednicës’, çka po ndodh sot është pranim i të gjitha atyre marrëveshjeve që ai i ka kundërshtu dhe pranim i ‘Zajednicës’”, tha ai.

Nushi tha se marrëveshja e Ohrit, e konfirmon dorëzimin e Kurtit përballë Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Mos të harrojmë duhet me kujtu për ditë, ndalimi i ‘Zajednicës’ përgjatë 10 viteve ka ndodhur me sakrifica të mëdha , qindra ditë burg të aktivisteve, kanë vdekur njerëz, janë arrestuar njerëz, janë shpenzuar kohë, mjete për ta bërë atë rezistencë që për 10 vite të mos formohet Asociacioni. Marrëveshja e Ohërit na konfirmoi që Kurti është dorëzuar”, u shpreh ai.

Duke folur për protestën e së shtunës, Nushi kërkoi që t’i bashkohen edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i konsideron si të mashtruar nga Kurti.

“Protesta e së shtunës është kundër kësaj marrëveshje të dëmshme dhe kundër mashtrimit. Pavarësisht se sa vota i ke, sa më shumë vota që i ke aq më i madh bëhet mashtrimi, në këtë rast Kurti e ka mashtruar elektoratin e vete, kjo është e rrezikshme për demokracinë dhe është e shëndetshme nëse ne dalim e të protestojmë e nuk lejojmë që kjo të na shitet si diçka e mirë. Unë pres që pjesë e protestës më së shumti të jenë anëtarët e VV-së sepse ata janë më të mashtruarit, ata e kanë votuar udhëheqësin e tyre për me i ndalë këto konvenime ndaj Serbisë”, tha në fund Nushi./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Janë dëgjua zhurmë të mëdha të armëve” dëshmon bashkëshortja e pronarit të lokalit ku ndodhi përleshja “Capat”- “Sekiraqa”

“Janë dëgjua zhurmë të mëdha të armëve” dëshmon bashkëshortja e pronarit të lokalit ku ndodhi përleshja “Capat”- “Sekiraqa”

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

​Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Kërkohet paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, i dyshuar për dhunë në familje

U.D Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët, me theks te rastet gjatë kujdestarive

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka pranon krizën e Sunderlandit

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova sërish me ndikim te Juventusi

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

​Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Kërkohet paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, i dyshuar për dhunë në familje

U.D Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët, me theks te rastet gjatë kujdestarive

U.D Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët, me theks te rastet gjatë kujdestarive

Gjykimi për krime lufte ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, dëshmon Bekim Blakaj

Gjykimi për krime lufte ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, dëshmon Bekim Blakaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën