TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Balaj: Kontrata me Z-Mobile më kriminalja ndonjëherë, shpresoj të hapet ‘Kutia e Pandorës’

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Balaj: Kontrata me Z-Mobile më kriminalja ndonjëherë, shpresoj të hapet ‘Kutia e Pandorës’

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK), Lamih Balaj është deklaruar pasi një vendim të Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, i cili i ka hapur rrugë Telekomit të Kosovës që t’i shpëtojë 13 milionë euro nga rasti me Z-Mobile.

“Sigurisht që ne kemi thënë me kohë që kjo kontratë kur është lidhur në atë kohë me Dardafonin apo Z Mobile, ka qenë kontratë e lidhur mbi afera korruptive dhe ky vendim po e tregon një pjesë të saj që ne e kemi thënë si sindikatë”.

“Ky vendim i sotit është një prej vendimeve ndoshta që i hap rrugë njëherë e përgjithmonë që Prokuroria e Shtetit me çel ‘Kutinë e Pandorës’ prej nënshkrimit të kësaj kontrate e deri te mbarimi i kësaj kontrate çka ka ndodhur me milionat e Telekomit, me këtë kontratë edhe me kontratat e tjera. Por kjo ka qenë prej kontratave më kriminale që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk mbahet mend në ndonjë kompani publike në rajon e le më në Kosovë që ne pretendojmë se i kemi dëm rreth 200 milionë”, ka deklaruar Balaj në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Tutje ai ka sqaruar historikun e lidhjes së kësaj kontrate, duke thënë se ishte e nevojshme që të mos bllokohen xhirollogaritë e Telekomit.

“Zanafilla e kësaj kontrate është në vitin 2017 kur ka ardhur vendimi i Arbitrazhit Ndërkombëtar. Atë kohë Telekomi është dënuar mbi 30 milionë euro. Në atë kohë ish-menaxhmenti e ka bë një marrëveshje me ish-pronarët e Z Mobile, ka qenë nëse ju kujtohet goxha njëfarë reklame nëpër mediat e atëhershme, ish-pronarët e Z Mobile kur është nënshkru marrëveshja kanë thënë që ne nuk do t’i bllokojmë llogaritë, por po e bëjmë një marrëveshje që me u kthy këto mjete pak nga pak”.

“Në atë kohë, e mirë apo e keqe kjo marrëveshje edhe pse ne e kemi kundërshtuar në atë kohë, ka qenë ndoshta më e keqja më e mirë që Telekomi ka mund ta bëj sepse në atë kohë ne nuk i kemi pasur 30 milionë, kemi qenë pothuajse pa mjete në xhirollogari dhe në atë kohë ka kërkua Z Mobile që t’i jepen 4.5 milionë, t’i paguhen që me hi në kontratë në marrëveshje diku rreth 90 mijë numra dhe krejt të jenë 3G dhe 4G dhe gjithashtu 200 mijë numra që i kanë pasur është dashtë me ia dhanë 3G-në dhe 4G-në”, ka shtuar ai.

Balaj ka shtuar se pretendon që vetëm në atë fazë janë grabitur 16 milionë euro të Telekomit nga përmbaruesit.

“Ne pretendojmë se janë rreth 16 milionë vetëm në atë fazë që janë grabitur nga përmbaruesit dhe njerëzit brenda, ai përmbaruesi që tash iu ka marrë licenca. Pas ardhjes së bordit të ri ata e nuhatën që Telekomi është duke shkuar drejt përfundimit të marrëveshjes edhe përmasa që mos me u lidh kontrata hyni në Kuvend dhe njëanshëm e bën një tërheqje taktike. Vendimi i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar nuk ka thënë me ia dhanë 4.5 milionë, as 3G dhe as 4G, por kjo është bërë për shkak të marrëveshjes që me kosto 30 muaj me kry këtë borxh ne. Ata janë tërhjek njëanshëm dhe e kanë dërguar në përmbarim si 30 milionësh . Në anën tjetër i kanë shfrytëzuar numrat dhe rreth 16 milionë”, ka shtuar Balaj. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Gjykata Supreme refuzon shumicën e ankesave për zgjedhjet lokale

Bashkimi Evropian i bën thirrje KPK-së të zbatojë plotësisht reformën

Bashkimi Evropian i bën thirrje KPK-së të zbatojë plotësisht reformën

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Rreth 42 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar deri tani për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Doganierët zbulojnë 900 copa mallra të padeklaruar në një automjet në Vërmicë

Doganierët zbulojnë 900 copa mallra të padeklaruar në një automjet në Vërmicë

Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?

Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?

OKB përfundon misionin në Irak pas më shumë se dy dekadash

OKB përfundon misionin në Irak pas më shumë se dy dekadash

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Gjykata Supreme refuzon shumicën e ankesave për zgjedhjet lokale

Rutte: Investimi në mbrojte prej 5% të BPV-së përfshin ndihëm edhe për Ukrainën

Rutte: Investimi në mbrojte prej 5% të BPV-së përfshin ndihëm edhe për Ukrainën

Forcat izraelite qëllojnë afër diplomatëve ndërkombëtar në Bregun Perëndimor

Helikopterët izraelitë hapin zjarr në disa qytete në Bregun Perëndimor, ndërsa ora policore vazhdon

Bashkimi Evropian i bën thirrje KPK-së të zbatojë plotësisht reformën

Bashkimi Evropian i bën thirrje KPK-së të zbatojë plotësisht reformën

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Rreth 42 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar deri tani për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën