TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Digjet gjimnazi i parë i Ferizajt, një ditë pas nisjes së restaurimit

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Digjet gjimnazi i parë i Ferizajt, një ditë pas nisjes së restaurimit

Komuna e Ferizajt është deklaruar në lidhje me djegien e objektit të ish-gjimnazit të parë në Ferizaj “Ismail Qemali” i njohur si “Gjimnazi i Vjetër”.

Nga Komuna kanë njoftuar se dje kanë nisur ndërhyrjet e para për renovimin e këtij objekti.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore e që së fundmi, pikërisht dje më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit. Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Shërbimit të Zjarrfikjes, me të marr informatën, ka dalur në vendngjarje duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, me gjithë kapacitetin e plotë, për të shuar zjarrin”, thuhet në njoftim, raporton teve1.info.

Po ashtu, nga Komuna kanë thënë se do ta mbrojnë objektin me të gjithë kapacitetin e saj, pas punës restauruese.

“Komuna e Ferizajt, kërkon nga organet hetimore, organet e ndjekjes dhe gjyqësore që të zhvilloj hetim të tërësishëm të rastit dhe që shkaktarët e zjarrit të bëhen publike për qytetarët. Ky objekt përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore të Ferizajt, andaj Komuna e Ferizajt me gjithë kapacitetin e saj e kompetencën ligjore, do ta mbroj këtë objekt për t’ia ofruar publikut, pas punës restauruese që do të ndodh në këtë objekt”, është bërë e ditur në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, i cili tha se krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt.

Sipas tij, për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.

Për rastin, në orët e hershme të mëngjesit janë deklaruar edhe Policia, teksa kanë thënë se shkolla ka qenë jofunksionale.

Teksa, sipas PK-së, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 04:25 kemi pranuar një informatë se në një objekt shkollë të vjetër jofunksionale në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ është një incident zjarri. Ekipe të policisë, zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, veç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, kanë thënë ai për teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë pranë lumit në Leposaviq

KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë pranë lumit në Leposaviq

OVL-UÇK proteston sot në Strasburg për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK proteston sot në Strasburg për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Si lindi UNESCO?

Si lindi UNESCO?

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë pranë lumit në Leposaviq

KFOR-i dhe Policia gjejnë 10 detonatorë pranë lumit në Leposaviq

OVL-UÇK proteston sot në Strasburg për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK proteston sot në Strasburg për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Si lindi UNESCO?

Si lindi UNESCO?

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Sot Dita Ndërkombëtare për Tolerancë

Sot Dita Ndërkombëtare për Tolerancë

Moti sot

Moti sot

Alarm për bombë në një ndërtesë në Prishtinë, banorët evakuohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën