TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nxënësit flasin më mirë anglisht sesa shqip në Maqedoninë e Veriut

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Nxënësit flasin më mirë anglisht sesa shqip në Maqedoninë e Veriut

Janë të shumtë fëmijët e arsimit fillor të cilët po shfaqin pengesa dhe ngecje në të lexuar dhe të shprehurit mirë në gjuhën amtare. Këtë e konfirmojnë mësimdhënësit, të cilët thanë se është për të ardhur keq kur në orën e gjuhës shqipe nxënësit flasin një gjuhë të huaj që komunikimi mes tyre të bëhet më i lehtë. Mësuesja, Imrane Bajrami tha se në këtë ka ndikuar përdorimi i gjatë i celularëve dhe humbja e interesit për të lexuar libra shqip.

“Këto vitet e fundit vërtet kemi një ngecje të leximit, nuk është leximi i rrjedhshëm sikur ka qenë viteve të mëhershme. Fëmijët disi e kanë humbur dëshirën për të lexuar dhe me të vërtet ne si mësimdhënës kemi një vështirësi për ti dhënë kurajo fëmijëve të gjeneratave në vijim apo të reja. Është e vështirë se shumica e fëmijëve sikur nuk kanë përqendrim në orë. Teknologjia është me siguri ajo që fëmijët kanë ngecje aq të madhe në të shprehurit me shkrim apo lexim. U është bërë një përzierje e gjuhës amtare gjuhës angleze…se ato gjysmën e ditës tjetër e kalojnë me gjuhën angleze”, tha Imrane Bajrami, mësuese e gjuhës shqipe.

Gjatë qëndrimit tonë në shkollën fillore “Skënderbeu” në Haraçinë, nxënësit e një klase të shtatë thanë se të shprehurit në gjuhë angleze e kanë më të lehtë pavarësisht që gjuha e nënës është gjuha shqipe.

“Mundohem të lexoj por kam pak stres te leximi edhe ndonjëherë i ngatërroj pak fjalët. Gjuhën angleze e di, komunikoj shumë edhe shumë më pëlqen. Kur duhet të shprehesh, më mirë shprehesh në gjuhën angleze apo shqipe? Në gjuhën angleze. Pse? Nuk e di, më vjen më lehtë”, tha një nxënëse.

“Gjuha shqipe është shumë e mirë si lëndë dhe e preferoj. Gjuhën angleze e kam të preferuar. Shprehesh më mirë anglisht se shqip? Po. Pse? E kam mësuar prej e vogël dhe e di më mirë”, shtoi një nxënëse tjetër.

“Krahasuar me një gjuhë tjetër gjuha shqipe më vjen më e lehtë. Nuk kam probleme kur shprehem ose lexoj ndonjë libër ose lektyrë. Ka ndodhë ndonjëherë të shprehemi më lehtë në anglisht për ndonjë fjalë që nuk e kuptojmë shumë mirë në shqip”, u shpreh një nxënës, raporton Alsatm.

Mësimdhënësit në të shumtën e rasteve organizojnë mbajtjen e orëve shtesë, për të t’u ndihmuar nxënësve që kanë vështirësi në të shprehurit në gjuhën e tyre amtare./Alsat

Tags: Gjuha shqipeMaqedoni e Veriutnxenesit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmet ruse vrasin 19 persona në Ukrainë

Raportohet draft-marrëveshje mes SHBA-së dhe Rusisë që i kërkon Ukrainës dorëzim territori

Grupi i të drejtave: Izraeli mund të ketë kryer krime lufte duke dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Grupi i të drejtave: Izraeli mund të ketë kryer krime lufte duke dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

Këshilli Bashkiak kërkoi praninë e Veliajt në mbledhje, SPAK refuzon kërkesën

Këshilli Bashkiak kërkoi praninë e Veliajt në mbledhje, SPAK refuzon kërkesën

Dy trena përplasen në Çeki, pesë persona me lëndime serioze

Dy trena përplasen në Çeki, pesë persona me lëndime serioze

240 të rinj përfitojnë trajnime falas në teknologji informative

Murati mirëpret datën 28 dhjetor për zgjedhje: Vendim i duhur, siguron pjesëmarrje më të madhe edhe nga diaspora

Osmani: Data 21 dhjetor, vështirë e realizueshme pa vëzhgues ndërkombëtarë

Osmani: Data 21 dhjetor, vështirë e realizueshme pa vëzhgues ndërkombëtarë

Sulmet ruse vrasin 19 persona në Ukrainë

Raportohet draft-marrëveshje mes SHBA-së dhe Rusisë që i kërkon Ukrainës dorëzim territori

Krasniqi: Shkarkimi i Kelmendit është pjesë e një “puçi institucional”, prapa qëndron Blerim Isufaj

Krasniqi: Shkarkimi i Kelmendit është pjesë e një “puçi institucional”, prapa qëndron Blerim Isufaj

120 euro për një votë në zgjedhjet lokale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

120 euro për një votë në zgjedhjet lokale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Osmani: Para shpërndarjes së Kuvendit partive parlamentare u kërkova që sot të kthehen në Kuvend dhe ta votojnë buxhetin

Osmani: Para shpërndarjes së Kuvendit partive parlamentare u kërkova që sot të kthehen në Kuvend dhe ta votojnë buxhetin

Osmani cakton datën 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Osmani cakton datën 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën