Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
I njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë në Gjilan e madje edhe i ka sulmuar ata.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.