TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pritshmëritë nga takimi Kurti – Vuçiq në Ohër

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lajçak publikon foto nga darka me Kurtin e Vuçiqin, thotë se diskutimet vazhdojnë më 13 maj

Lajcak, Kurti dhe Vuciq

Përgatitjet për takimin e radhës Kurti – Vuciq në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, tani më kanë filluar.

Emisari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajcak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës tha se pritshmëritë e tij janë përmbushur. Në anën tjetër vet kryeministri Albin Kurti tha se pret që më 18 mars në Ohër do të nënshkruhet një marrëveshje.

Këtë qasje të qeverisë së Kosovës, njohësi i çështjeve politike Emir Abrashi e cilëson si konstruktive dhe thotë se si e tillë duhet të vazhdojë.

“Kjo pa dyshim tregon që pala kosovare është konstruktive në procesin e dialogut gjë për të cilën kanë bërë thirrje tash e sa kohë që ne t’i shmangemi në çfarëdo forme dukjes si palë jokonstruktive. Në këtë aspekt e aplaudoi qeverinë që ka arritur të shpërfaq konstruktivitet në raport me ndërmjetësuesin, me palën e Bashkimit Evropian. Dhe nga takimi i 18 marsit sa do që do të doja që të arrihet një marrëveshje përfundimtare dhe sado që pala kosovare është e gatshme nevojitet që të dyja palët të jenë në të njëjtën linjë, pra edhe pala serbe të jetë e gatshme për të nënshkruar marrëveshjen dhe nuk do të çuditesha edhe nëse kjo nuk arrin të nënshkruhet edhe me 18 mars. Ajo që është e rëndësishme është pala kosovare të vazhdoj të jetë konstruktive dhe nëse pala serbe do të jetë bllokuese e nënshkrimit me 18 mars atëherë padyshim që aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, BE dhe SHBA do ta rrisin presionin karshi Beogradit dhe kjo është ajo që Kosovës i konvenon”, vlerësoi Abrashi.

Në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq ka një qëndrim më pengues për dialogun. Ai së fundmi ka deklaruar se nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, e as anëtarësimin e saj në OKB. Para mediave në Serbi ka thënë se nuk do ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë.

Njohësi i çështjeve politike, Xhelal Neziri thotë se Vuçiq më shumë po e përdorë këtë qasje për pazare politike, se sa që i frikësohet opinionit të brendshëm në Serbi.

“Mendoj se çështja kyçe e hamendësimit të Vuciqit nuk është në raport me opozitën brenda Serbisë, por është në fakt një çështje që ai dëshiron ta negocioni me Bashkimin Evropian, pra çfarë fitoi ai nëse nënshkruan një marrëveshje ku defakto e pranon Kosovën. Ose një marrëveshje që do të thotë fillim i një procesi pak më të gjatë që do të nënkuptonte normalizim të marrëdhënieve deri në pranim të ndërsjellë. Është çështje pazari do të thoja se sa çështje të ndonjë frike nga ndonjë opozitë e brendshme”, tha Neziri.

Bashkësia Ndërkombëtare i ka njoftuar palët me sanksionet që do të përballen, në raste se e refuzojnë marrëveshjen e normalizimit.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

Banorët e Koliqit protestojnë sot për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

Gruaja e ambasadorit Walker në gjendje të mirë shëndetësore, lirohet pas trajtimit

Parashikimi i motit për sot

Moti i vranët e me diell, temperaturat deri në 4 gradë Celsius

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë për trajtim

Peja zyrtarizon trajnerin e ri

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

Rinumërimi ndryshon bilancin e votave, 4 mijë të manipuluara për kandidatin Fetah Paçarizi, mbi 2200 për Nait Hasanin

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

Kurti: Skënderbeu, figura më e rëndësishme e historisë shqiptare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën