TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia ultimatum Qeverisë: Të dalin shtesat në pagën e marsit ose marrim hapa sindikalë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Policia ultimatum Qeverisë: Të dalin shtesat në pagën e marsit ose marrim hapa sindikalë

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka kërkuar nga Qeveria që me pagën e muajit mars të realizohen shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë.

Po ashtu, u kanë vendosur afat kohor për përgjigje lidhur me këtë kërkesë, e kjo pas një takimi që kanë mbajtur të premten anëtarët e Këshillit Drejtues të Sindikatës.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shtesat e rrezikshmërisë për të gjithë zyrtarët policorë, pa asnjë përjashtim, të realizohen me pagën e muajit mars dhe në asnjë rast të mos ketë zbritje gjatë kategorizimit nga ajo që ka qenë deri më tani, gjegjësisht para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave dhe në mënyrë retroaktive të kompensohet edhe shtesa e muajit shkurt”, thuhet në një njoftim.

Madje sipas tyre, nëse Qeveria nuk u kthen përgjigje deri në fund të javës së ardhshme, do të marrin hapa tjerë sindikalë.

“Duke u bazuar në konkluzionet e sipërpërmendura kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që më së largu deri në fund të javës së ardhshme të marrim përgjigje në kërkesat tona në të kundërtën jemi të obliguar që të shqyrtojmë të gjitha mundësitë dhe hapat e tjera sindikal të parapara me ligj”, thuhet më tej në njoftim.

Anëtarët e Këshillit kanë shprehur pakënaqësi edhe në zvogëlimin e pagës neto në disa sektor dhe nivele të ndryshme në kuadër të PK-së, mos pagesa e shtesave për kushte të veçanta dhe specifike të punës për disa kategori të Stafit Civil (punonjësit në PK), pakënaqësitë në kategorizimin e disa profesioneve të Stafit Civil dhe mbështetës, dhe mos përfillja e listës së dërguar nga komisioni i menaxhmentit policor për kategorizimin e profesioneve të ndryshme në PK.

“Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të realizoj shtesat për stafin civil në PK, ashtu siç i kanë realizuar deri më tani para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe gjithashtu të ketë shtesa për punë specifike dhe për kushte të veçanta të punës. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që stafin civil ta kategorizojë sipas listës së dërguar nga Policia e Kosovës Po ashtu, kërkesë e veçantë është që një përfaqësues i sindikatës të merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit në komisionin për caktimin e rrezikshmërisë dhe shtesave të veçanta për kushtet specifike të punës”, thuhet në reagimin e sindikatës së Policisë së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

PSD e mbyll fushatën me mesazhe online, Molliqaj kërkon mbështetje për opozitën

PSD e mbyll fushatën me mesazhe online, Molliqaj kërkon mbështetje për opozitën

Musk finalizon blerjen e platformës X për 33 miliardë dollarë

Elon Musk pranë historisë – drejt të bërit trilioneri i parë në botë

Emisioni “Këndi i Debati” 06.06.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 06.06.2026

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Qytetarët e Mitrovicës gati për zgjedhje, gazetarja e Tëvë1 nga atje sjell detaje

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Mbyllet fushata zgjedhore – Kryeqyteti i qetë një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

Gazetarja e Tëvë1 sjell atmosferën e Prizrenit, një ditë para zgjedhjeve

PSD e mbyll fushatën me mesazhe online, Molliqaj kërkon mbështetje për opozitën

PSD e mbyll fushatën me mesazhe online, Molliqaj kërkon mbështetje për opozitën

Osmani: Vota juaj i jep drejtim shtetit tonë

Osmani: Vota juaj i jep drejtim shtetit tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën