Një qytetar me shtetësi të Kosovës është arrestuar pasi është zënë duke transportuar kundërligjshëm në rrugën Leposaviq-Jarinje shtatë persona me shtetësi të huaj, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa shtetasit e juaj janë trajtuar sipas procedurave për migrim dhe të huaj.
“Rr. Leposaviq-Jarinje 27.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar kanë janë hasur 7 (shtatë) shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj”, thuhet në njoftim.