TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bie ashensori nga kati i dytë në podrumin e ndërtesës, lëndohen 6 gra

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bie ashensori nga kati i dytë në podrumin e ndërtesës, lëndohen 6 gra

Gjashtë gra kanë pësuar lëndime dhe janë pranuar në QKUK, pas rënies së ashensorit nga kati i dytë në bodrumin e një ndërtese në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Pas ndihmës mjekësore emergjente, 5 të lënduarat janë liruar në shtëpi, kurse 1 është pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Për rastin që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar Policia e Kosovës ka thënë se ka nisur hetimet.

“Është raportuar se si pasojë e një ashensori i cili ka rënë në një ndërtesë nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së

Ndërsa, kompania për mirëmbajtjen e ashensorit, në një përgjigje për televizionin kanë thënë që nuk kanë pasur më herët probleme të tilla.

“Jo ma herët nuk kemi pas probleme, sidomos të kësaj natyre jo se jo. Ne kemi mirëmbajtje qe një kohë edhe rasti që ka ndodhë ne nuk e dimë çka është problemi se nuk jemi leju prej Policisë me pas qasje. Sot bëhet raporti…Sot pritet me dalë për ekzaminim dhe me përpilu një raport prej policisë”, ka thënë Zenel Gashi menaxher në “Hymeri Elevators’’

Edhe qytetarët banues në këtë objekt  thonë që është hera e parë që ndodhë diçka e tillë në ashensor.

“Nuk ka pas naj zhurmë që me u dëgju, megjithëse vetëm kur e pamë që shiritat i kanë mshelë, ma shumë nuk dimë. Ka pas defekte ditore por në këtë formë jo”, ka thënë qytetari Bajram Imetaj.

“Me thanë të drejtën kam dëgju pak zhurmë por kam mendu që është kompania e pastrimit, sot në mëngjes e mora vesh çka ka ndodhë. Sidomos kohët e fundit është amortizu, ka fillu me dridh me sene por jo kështu nuk ka ndodhë asnjëherë”, thotë qytetari Bujar Ismaili.

Në rast prishjes së ashensorit  rekomandohet që të kërkohet ndihmë përmes butonit të urgjencës së ashensorit ose telefonit, të mbahet distanca nga dera gjatë gjithë kohës, dhe të mos hapen dyert me forcë.

Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari

Tags: prishja e ashensoritPrishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Holanda barazon me Japoninë

Holanda barazon me Japoninë

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Numërohen mbi 31% e votave me postë, LVV thotë se është afër mandatit të 52-të

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën