Malisheva ka fituar ndaj Drenicës në ndeshjen për mbijetesë në Superligën e Kosovës.
Malisheva në “Liman Gegaj” të shtunën fitoi me rezultatin 3:1.
Ronald Sobowale në minutën e 12-të i dha avantazhin vendësve, ndërsa Armend Abazi baraozi shifrat në minutën e 35-të.
Drilon Hazrollaj shënoi nga faulli në minutën e 39-të.
Në pjesën e dytë, Adem Maliqi vulosi rezultatin final, 3:1, në minutën e 59-të.
Malisheva në 22 ndeshje ka 24 pikë dhe zë vendin e shtatë.
Drenica në vendin e fundit ka 20 pikë.










