TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tëvë1 një vit me ju

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tëvë1 një vit me ju

Sot bëhen 1 vit që nga fillimi i punës së Tëvë1.

Gjatë këtij viti televizori ka sjellë informacionet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.

Pjesë e rëndësishme e skemës programore janë edhe programet argëtuese e ato sportive.

Për një vit në ekranin e Tëvë1 janë shfaqur kronika nga fusha të ndryshme me interes për qytetarët.

Gjatë këtij viti nuk munguan zhvillime të mëdha siç ishte lufta në Ukrainë, dinamizmi i dialogut Kosovë-Serbi, zhvillimet dhe barrikadat për afër 20 ditë në veri e ngjarje të tjera.

“Fillimi i Tëvë1 koincidoi me fillimin e lëvizjeve të mëdha, kushtimisht thënë, “tektonike” të pllakave të rendit të ri botëror. Lufta në Ukrainë, dinamizmi i dialogut bashkë me pasojat që prodhoi në terren, sidomos në pjesën veriore, ishin tema që e dominuan këtë vit informacionin tonë”, thotë drejtori i Tëvë, Dukagjin Maliqi.

Kryeredaktori i televizionit, Zijadin Gashi  thotë se gjatë një viti në edicionet informative janë transmetuar zhvillimet kryesore që kanë ndodhur në vend dhe botë.

Ai ka thënë se fuqia e deskut u tregua edhe në zhvillimet në veri, kur për gjatë gjithë kohës zhvillimet janë mbuluar nga vendi i ngjarjes me ekipet që kanë qëndruar atje.

“Të mos harrojmë vetëm zhvillimet në veriun e Kosovës, të cilat faktikisht e dëshmuan atë fuqinë që e ka desku informativ në Tëvë1. Gazetarët tonë ishin aty, faktikisht ku ndodhën ngjarjet kryesore në veri, ishin aty ku u vendosën barrikadat, ishin aty kur ndodhën edhe shpërthimet edhe fatmirësisht nuk patëm pasoja, gazetarët tonë ishin aty kur u larguan, ne arritëm të mbulojmë faktikisht nga mëngjesi në mbrëmje shpesh deri pasmesnate, gjitha zhvillimet që ndodhen në veriun e Kosovës, ku kishte vlime politike. Kjo ishte ajo pjesa e terrenit që faktikisht ishte sfiduese për ne, por që kaloi me vlerësime tona në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mbi të gjitha gazetarët tonë raportuan dhe ishin të sigurt”, ka thënë Gashi.

Agron Halitaj, zëvendëskryeredaktor,  thotë se vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe kategorive në nevojë  apo kategorive të margjinalizuara, zëri i të cilave shpesh nuk arrin të dëgjohet nga autoritetet lokale dhe ato qendrore.

“Falë punës së madhe që është bërë nga ekipi i deskut informativ, Tëvë1 brenda një periudhe të shkurtër kohore është kthyer në burim informacioni edhe për mediat e tjera online që veprojnë në Kosovë. Padyshim që besimi në ne që është krijuar brenda kësaj periudhe kohore na jep motiv për të vazhduar me dinamikë më të shtuar në përmbushje të misionit tonë, që padyshim misioni jonë i vetëm është informimi shpejtë, i saktë dhe përmbajtjesor”,  ka thënë Halitaj.

Në dokumentarin kushtuar punës njëvjeçare të televizionit dhe të rejat në skemen programore do të mund të ndiqni më shumë detaje për punën në secilën redaksi dhe emisionet e ndryshme që transmetohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Dëmtohet ambasada e Serbisë në Teheran

Dëmtohet ambasada e Serbisë në Teheran

Iran: Krijohet këshilli i përkohshëm për drejtimin e vendit pas vdekjes së liderit suprem

Iran: Krijohet këshilli i përkohshëm për drejtimin e vendit pas vdekjes së liderit suprem

Vazhdojnë sulmet hakmarrëse të Iranit në bazat ajrore amerikane në Gjirin Persik

Vazhdojnë sulmet hakmarrëse të Iranit në bazat ajrore amerikane në Gjirin Persik

Irani njofton për sulme SHBA-Izrael pranë spitaleve në Teheran

Irani njofton për sulme SHBA-Izrael pranë spitaleve në Teheran

Dua Lipa befason publikun në Brit Awards

Dua Lipa befason publikun në Brit Awards

Sulmet izraelito-amerikane në Iran lënë të vrarë figura kyçe dhe familjarë të udhëheqësit suprem

Sulmet izraelito-amerikane në Iran lënë të vrarë figura kyçe dhe familjarë të udhëheqësit suprem

Mevlan Ademi: Presidenti Begaj na dha zërin që kërkojmë, Shqipëria qëndron krah studentëve

Mevlan Ademi: Presidenti Begaj na dha zërin që kërkojmë, Shqipëria qëndron krah studentëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën