TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri Murati kërkon ratifikimin e një projekti për ndihmë sociale, kundërshtohet nga LDK

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kuvendi nuk miraton rezolutën për kufizimin e ngritjes së çmimeve

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar ratifikimin e marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, në vlerë 43 milionë Euro, raporton teve1.info

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ky projektligj mundëson reformimin e skemave sociale, parasheh edhe krijimin e regjistrit social, krijimin dhe integrim i sistemeve në mënyrë që sipas tij, verifikimi i pensionistëve dhe rasteve sociale të jetë më i lehtë për sa i përket kritereve të varfërisë apo kategorive të caktuara.

“Arsyeja pse po e sjell për herën e tretën herë para jush është se e konsiderojmë që është një hap i rëndësishëm që duhet të bëhet. Janë mijëra pensionistë që presin që të hapet rruga, nuk do ta kisha mundin që ta sjelli për herën e tretë por duke e ditë rëndësinë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës po e sjell për herë të tretët para jush duke besuar që të gjeni vullnetin, të lihen anash inatet dhe të mbështetet si marrëveshje në mënyrë që të hapet rruga për reformat”, tha Murati.

Këtë e kundërshtoi deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili i tha Qeverisë Kurti se çfarë Qeverie jeni ju që nuk arrini t’i paguani pensionet.

“Kjo marrëveshje vjen për herën e 3-të dhe nuk ka ndryshu pikë as presje. Zonja Kusari përdori terma duke i thirrë ndërgjegjes, vërtetë është praktikë e re që disa grupe parlamentare të pozicionohen kundër marrëveshjes ndërkombëtare por nuk ka ndodh asnjëherë asnjë qeveri me pru marrëveshje për ndihma sociale, kemi sjellë projekte kapitale por jo marrëveshje sociale”, tha Hoti.

Mirëpo shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se partia e tij do ta votoj, pasi sipas tij, janë futur 15 milionë Euro të dedikuara për ndihmë pas vërshimeve në qytetin e Mitrovicës deh Skenderajt.

“Ne si grup parlamentar kemi votuar kundër kësaj marrëveshjeje në të kaluarën, por me plotësim-ndryshimin e fundit të buxhetit e kemi futë një nen që i referohemi kësaj marrëveshje ku do të ndahen 15 milionë Euro për Mitrovicë dhe Skenderaj për vërshimet, për hir të atyre qytetarëve kemi ndryshu qëndrim për hir të këtyre qytetarëve dhe do të votojmë për këtë marrëveshje”, tha Tahiri.

Kurse shefi i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se pavarësisht vërejtjeve, marrëveshjet ndërkombëtare AAK i voton gjithnjë, derisa i bëri thirrje partisë në pushtet që të kenë më shumë konsensus në raste të tilla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza pyetet për zhbërjen e Gjykatës Speciale: Të gjitha veprimet ligjore janë të mundshme

Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën

Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën

Ellis: Aktgjykim ndaj krerëve të UÇK-së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik

Ellis: Aktgjykim ndaj krerëve të UÇK-së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Nuk kemi luksin të rrimë e të presim, duhet si shtet dhe si institucione, të reagojmë seriozisht

Hamza për Adem Demaçin: Simboli i guximit dhe i sakrificës

Hamza pyetet për zhbërjen e Gjykatës Speciale: Të gjitha veprimet ligjore janë të mundshme

Shqipëri: Deputetët e PD-së drejt Kuvendit me stemën e UÇK-së të ‘gdhendur’ në kostume

Shqipëri: Deputetët e PD-së drejt Kuvendit me stemën e UÇK-së të ‘gdhendur’ në kostume

Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën

Joseph: Serbia, Rusia dhe Kina do të përpiqen ta izolojnë edhe më shumë Kosovën

Ellis: Aktgjykim ndaj krerëve të UÇK-së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik

Ellis: Aktgjykim ndaj krerëve të UÇK-së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Nuk kemi luksin të rrimë e të presim, duhet si shtet dhe si institucione, të reagojmë seriozisht

Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Policia: Dyshohet se një grua është dhunuar në Prizren

Reagon djali i Jakup Krasniqit: U thye besimi ynë në drejtësi, por njeriu është më i fortë se guri

Reagon djali i Jakup Krasniqit: U thye besimi ynë në drejtësi, por njeriu është më i fortë se guri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën