TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërkohet shkarkimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi

by tëvë1
5 vjet ago
0
A A
Kërkohet shkarkimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi

Kosova ka rritur ambiciet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Madje dje zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka pasur një vizitë me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, por që deklarimet pas këtij takimi shkuan si mos më keq. Bislimi në tëitter shkroi diçka të paqenë, e demanti që i bëri Bjorn Berge, po cilësohet si skandal diplomatik e madje po kërkohet edhe dorëheqja e numrit dy të qeverisë.

Bilimi pas takimit me Berge, ka shkruar se zëvendës-sekretari i përgjithshëm të Këshillit të Evropës mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në këtë organizatë.

“I kënaqur që takova Bjorn Berge gjatë qëndrimit në Strasburg, që mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për pranim në Këshill të Evropës”, ka shkruar Bislimi.

Por, ndaj këtij shkrimi ka reaguar Berge.

“Fatkeqësisht, ky nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në Këshillin e Evropës”,ka shkruar zëvendës-sekretari i përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

E më pasështë sqaruar zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.

“Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tëeet-in tim të fundit. Në vend të “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, pashkruar Bislimi.

Ky komunikim i nisur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e i demantuar nga zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, po cilësohet si një skandal i madh diplomatik.

Politologu, Dritoro Arifi, thotë se Bislimi duhet të jap dorëheqje.

Ndërsa, analisti i çështjeve politike, Tomor Avdiu thotë se ky veprim i Besnik Bislimit shkon ndesh edhe me politikën e jashtme të vendit.

Edhe opozita ka kërkuar dorëheqjen e  Besnik Bislimit pas këtij veprimi, të cilin e cilësuan edhe si skandaloz.

Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.

Tags: BergeBislimikeshilli i evropes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

​Familjarët e Arlinda Zekajt kundër akteve të dhunës në protestë: Mos prishni, këto janë tonat

​Familjarët e Arlinda Zekajt kundër akteve të dhunës në protestë: Mos prishni, këto janë tonat

​Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorëve të lënduar në Prizren

​Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorëve të lënduar në Prizren

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

KGJK del me raport pas vrasjes së Arlinda Zekajt, thotë se kishte urdhër mbrojtës, zbulon se aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti pas vrasjes

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

“Ditari”- 28.10.2026

“Ditari”- 28.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën