TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mitrovica shënon 34-vjetorin e grevës së minatorëve të “Trepçës”

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Mitrovica shënon 34-vjetorin e grevës së minatorëve të “Trepçës”

Me një ceremoni solemne, sot, në Stan Tërg, në objektin e minierës së “Trepçës” është hapur manifestimi “Java e Minatorëve”, kushtuar grevës së lavdishme të minatorëve të Trepçës, të vitit 1989.

Në shënimin e kësaj ngjarjeje të minatorëve kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u.d i Kryeshefit të Ndërmarrjes “Trepça”, Enis Abdurrahman, drejtor të drejtorive komunale, minatorë grevistë dhe minatorë aktual.

Në njoftimin për media nga Komuna e Mitrovicës kanë bërë të ditur se në fjalën e tij, kryetari i komunës, Bedri Hamza, para të pranishmëve tha se shënimi i kësaj ngjarje për të është edhe emocion, sepse ishte punëtor i kombinatit “Trepça” dhe njëkohësisht pjesëmarrës në grevat e organizuara nga minatorët.

“Greva e Minatorëve e vitit 1989 ka qenë nga grevat e para, mos të them të vetmet e cila nuk ka përmbajt kërkesa sociale, por ka pasur kërkesa politike, në qendër ka pasur mbrojtjen e të drejtave dhe lirive edhe ashtu të pa plota të kombit shqiptar”, ka thënë ai.

Më tutje Hamza, tha se minatorët nuk u ndalën me greva, e vazhduan angazhimin e tyre politik në lëvizjen paqësore edhe gjatë viteve të 90-ta, nuk e menduan përfundimin e tyre për kontributin për vendin dhe lirinë dhe një pjesë e madhe e tyre iu bashkëngjiten projektit më madhor politik dhe ushtarak të UÇK-së.

“Ne sot të gjithë me kapacitetet tona do të bëjmë maksimumin që Trepça të jetë vet financiarisht e qëndrueshme, të mbaj vetveten, të krijoj kushte për të punësuarit dhe të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, është shprehur ndër tjerash kryetari Hamza.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes – Rama: Gjest domethënës për Kosovën dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes – Rama: Gjest domethënës për Kosovën dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Përfundon rinumërimi i votave në 7 komuna

Rrahje mes të miturve në Suharekë, policia gjen fishekë e një boks të metalit në vendngjarje

Rrahje mes disa personave në Ferizaj, pesë nga të mitur

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes – Rama: Gjest domethënës për Kosovën dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes – Rama: Gjest domethënës për Kosovën dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Zyrtare, portieri i Barçës Ter Stegen huazohet te Girona

Zyrtare, portieri i Barçës Ter Stegen huazohet te Girona

Manchester City përgatit ofertën marramendëse për transferimin e Vinicius Jr

Sulmi i tifozëve të Realit, shpërthen Vinicius: Edhe unë jam njeri, nuk dua të më fishkëllejnë

Rexhbeqaj nuk dëshiron të flas për të ardhmen: “Asnjë koment” për kontratën me Augsburgun

Rexhbeqaj nuk dëshiron të flas për të ardhmen: “Asnjë koment” për kontratën me Augsburgun

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Haradinaj thotë se vizioni i Rugovës për lidhje me aleatët i parapriu shpalljes së pavarësisë

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Përfundon rinumërimi i votave në 7 komuna

Talenti Zuka, kalon në kategorinë e tretë të futbollit të Zvicrës

Talenti Zuka, kalon në kategorinë e tretë të futbollit të Zvicrës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën