Të premten ka vdekur një burrë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Rahovecit, të cilit i ishte përkeqësuar gjendja derisa ishte duke ecur.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se viktima ishte dërguar në QKMF nga një kalimtar i rastit.
“Raportohet se viktimës mashkull gjatë në rrugë e sipër, i është përkeqësuar gjendja dhe nga një kalimtar rasti është dërguar në QKMF Rahovec, ku mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Sipas PK-së, me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Teve1.info/