TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuçi: Thaçi insistoi që shpallja e Pavarësisë të jetë me datën 17 shkurt

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Kuçi: Thaçi insistoi që shpallja e Pavarësisë të jetë me datën 17 shkurt

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se ish-kryeministri, Hashim Thaçi ka insistuar që shpallja e Pavarësisë së Kosovës të jetë me datën 17 shkurt.

Kuçi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se në dhjetor të vitit 2007 kanë pasur njohuri për datën e përcaktimit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Kam pasur fatin që të jem atë kohë zëvendëskryeministri i parë, por edhe prej njerëzve të afërt me ish-kryeministrin e asaj kohe, Thaçin. Dhe mendoj që në atë kohë qysh në dhjetor të vitit 2007, kemi pasur njohuri për datën e përcaktimit dhe duhet të them se këtë dakordim e kemi marrë në Washington në një vizitë të përbashkët. Në atë kohë ka qenë zëvendësndihmës sekretari amerikan Nicholas Burns, i cili diskutoi se a duhet ta bëjmë shpalljen e pavarësisë me datën 17 pasdite apo me datën 18 shkurt paradite. Që me datën 18 shkurt që mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave të Unionit Evropian. Neve nuk na pritej, në veçanti kryeministri Thaçi insistoi që të jetë më 17 shkurt pasdite. Dhe që atë kohë kemi ditur datën e saktë”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Kuçi tregon arsyet se pse u vendos që data 17 shkurt të shpallet pavarësia.

“Arsyeja kryesore ishte që të mos hyjë në rend dite (në mbledhjen e Këshillit të Ministrave) në mënyrë që të mos kishte reagime që mund të jenë të pa përshtatshme për ne. Arsyeja e dytë ishte që kemi pasur parasysh që datën të mos publikojmë për shkak të ndonjë lëvizje në aspektin e sigurisë që mund ta bënte Serbia me popullatën serbe në Kosovë”, përfundoi ai. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Diskutimet “sekrete”, Reshtaj: Do t’i kërkojmë Kurtit në Kuvend transkriptet e takimeve me Lajçakun dhe Vuçiqin

Diskutimet “sekrete”, Reshtaj: Do t’i kërkojmë Kurtit në Kuvend transkriptet e takimeve me Lajçakun dhe Vuçiqin

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane

Gruda: Situata në veri është më e qetë sepse Serbia ka marrë atë që ka dashur – autonominë

Gruda: Situata në veri është më e qetë sepse Serbia ka marrë atë që ka dashur – autonominë

Deliu-Kodra: Kurti ka hequr dorë nga qeverisja, Hamza i dëshmuar në qeverisje

Deliu-Kodra: Kurti ka hequr dorë nga qeverisja, Hamza i dëshmuar në qeverisje

Diskutimet “sekrete”, Reshtaj: Do t’i kërkojmë Kurtit në Kuvend transkriptet e takimeve me Lajçakun dhe Vuçiqin

Diskutimet “sekrete”, Reshtaj: Do t’i kërkojmë Kurtit në Kuvend transkriptet e takimeve me Lajçakun dhe Vuçiqin

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: Bondsteel të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane

“InfoNata” 21.05.2026

“InfoNata” 21.05.2026

Ronaldo fiton trofeun e parë me Al-Nassr, shënon dy gola në ndeshjen vendimtare

Ronaldo fiton trofeun e parë me Al-Nassr, shënon dy gola në ndeshjen vendimtare

Abazi akuzon rëndë, Ferizaj reagon ndaj gjyqtarit Nuza

Abazi akuzon rëndë, Ferizaj reagon ndaj gjyqtarit Nuza

Trajneri Arsim Abazi akuzon gjyqtarin Nuza dhe FFK-në për favore kundër Ferizajt

Trajneri Arsim Abazi akuzon gjyqtarin Nuza dhe FFK-në për favore kundër Ferizajt

Dukagjini triumfon në Kupën e Kosovës, në finalen e tensionuar dhe me vendime kontroverse

Dukagjini triumfon në Kupën e Kosovës, në finalen e tensionuar dhe me vendime kontroverse

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën