Napoli nuk ka të ndalur drejt realizimit të synimit për ta fituar titullin e kampionit në Serie A. Të dielën mbrëma, Napoli ka fituar 3:0 ndaj Cremoneses. Khvicha Kvaratskhelia shënoi në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 21-të, për 1:0.
Në pjesën e dytë napolitanët shënuan edhe dy gola. Për 2:0 realizoi Victor Osimhen në minutën e 65-të. Ndërsa rezultatin final, 3:0, e vendosi Elif Elmas në minutën e 79-të. Amir Rrahmani kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes së Napolit. Ndeshja i takoi xhiros së 22-të të Serie A.
Napoli tani udhëheq në tabelë me 59 pikë. Cremonese është e fundit me vetëm tetë pikë.