Ish-futbollisti i mirënjohur, tani në cilësinë e trajnerit, Kastriot Rexha në emisionin qëndror të sportit “VAR” në Tëvë1, tha se rasti diskutabil i ndeshjes Dukagjini -Prishtina ndikoi negativisht në rezultat, dhe së gjyqtari në VAR ka dështuar.
“Rasti diskutabil ka ndiku direkt në rezultat. Kjo ka sjellë shumë tensione në ndeshje, dhe tek futbollistët edhe gjatë lojës ky rast ka qenë në mendjen e tyre. Nuk e di unë se kush ka qenë tek sistemi VAR, por që ai defnitivisht ka dështuar”, tha Rexha.