TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Podujevë nuk i “duan” semaforët, ndalen me vendim të Komunës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Në Podujevë nuk i “duan” semaforët, ndalen me vendim të Komunës

Semaforët në komunën e Podujevës, tash e një kohë të gjatë, qëndrojnë aty, por janë jashtë funksionit. Nga komuna thonë se semaforët janë në gjendje të rregullt, por që vendimi për t’i ndalur është marrë në bashkëpunim me qytetarët.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, semaforët veç se e vështirësojnë gjendjen në komunikacion. Derisa shtoi se do t’i funksionalizojnë në momentin kur e shohin të nevojshmedhe kur të bëhen matjet e duhura.

“Po, realisht semaforët, është e vërtetë që janë jashtë funksionit dhe kjo ka ndodhur si pasojë e një vendimi, që ne e kemi marrë si komunë që ta bëjmë ndaljen e tyre. Semaforët janë në gjendje shumë të rregullt dhe nuk kanë ndonjë defekt, ne mund t’i funksionalizojmë atë dite qe ne të vlerësojmë që duhet t’i funksionalizojmë, mirëpo arsyeja e ndaljes ka ardhur për shkak se ne kemi vlerësuar se këta semaforë përveç se nuk e rregullojnë komunikacionin, këta e vështirësojnë edhe më shumë. Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesave të shumë qytetarëve, të cilët e frekuentojnë rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, që këta semaforë janë vetëm pengesë për komunikacionin”, u shpreh Selimi.

Sipas Selimit, edhe pse semaforët nuk janë në funksion, kjo nuk do të thotë që ata do të mbeten edhe për shumë kohë të tillë. Por, për një ndryshim të situatës, duhet bërë matjet e sakta, si dhe kohëmatësi të jetë i saktë. Pas kësaj, është në proces edhe një kontratë e cila ka për synim mirëmbajtjen e semaforëve.

“Ne i kemi ndalur, por kjo nuk do të thotë që nuk do të funksionalizohen, me aq sa kemi parë ne, me ekspert të komunikacionit, kemi vlerësuar se kohëmatësi i cili është vendosur në këta semaforë, nuk është adekuat për rrugën kryesore “Zahir Pajaziti”, dhe me rrugët me të cilat kryqëzohet, prandaj kemi menduar që ta bëjmë një kontratë të re për mirëmbajtjen e tyre, dhe ta vlerësojmë saktë, së bashku me ekspertë të komunikacionit, dhe ta bëjmë ndryshimin e kohëmatësit”, potencoi Selimi.

Shtegu i biçikletave, është një arsye tjetër, që semaforët nuk po i kthehen funksionimit. Për këtë arsye, është paraparë edhe kontrata e cila parasheh ristrukturimin e tyre, e cila mund të zgjasë më së shumti një muaj e gjysmë. Në këtë kontratë, është biseduar edhe për një palë semaforë të tjerë, por që kjo pjesë, mbetet akoma në mëdyshje, deri në matjet e sakta të semaforëve si dhe nëse shihet nevoja e madhe për vendosjen e tyre.

“Tash është edhe një gjë tjetër e cila nuk është duke na dhënë mundësinë t’i lëshojmë këta semaforë. Rruga “Zahir Pajaziti”, ka qenë me tre korsi dhe ne kemi marrë vendim që ta ndajmë një shteg të biçikletave në atë rrugë, dhe tash shtegu i biçikletave, e ndërron edhe pozicionin e semaforit… Ne tash jemi në fazën përgatitore të një kontrate të re për sinjalisitikë, për shënjezim horizontal dhe vertikal. Në kuadër të sinjalistikës ne kemi paraparë edhe mirëmbajtjen e semaforëve, dhe me të lidhur këtë kontratë, e cila nuk e di se kur do të lidhet, për shkak se kjo mundësia e ankesave, mundet ta shtyjë pak kontratën, nëse jo, brenda një muaji e gjysmë, dy më së shumti, ne shpresojmë që ta bëjmë ristrukturimin e tyre dhe t’i bëjmë funksional… Me kontratën e re, të cilën jemi duke e nisur për sinjalistikë, ne kemi paraparë edhe një palë semaforë… Të shohim, nëse ka nevojë për vendosjen e semaforëve, ne do t’i nisim procedurat, do të marrim masat, por kjo nuk do të thotë që do të vendosim semaforë pa i bërë matjet e sakta dhe pa e parë nevojën shumë të madhe për vendosjen e semaforëve”, shtoi drejtori Selimi.

Semaforët në Podujevë ishin vendosur në dhjetor të vitit 2019, 20 vite pas luftës dhe në atë kohë ishin bërë temë diskutimi në gjithë Kosovën.

Këta semaforë siç duket do të mbesin të ndalur edhe për një kohë, derisa të bëhen vlerësimet e duhura dhe të lidhet kontrata për mirëmbajtjen e tyre. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Mblidhet Qeveria në detyrë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se janë të viktimave të luftës

Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve për vitin 2025

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, përjashtim mbetet komuna e Istogut

Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve e mediave

Moti sot

Moti sot

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Mblidhet Qeveria në detyrë

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, sot mblidhet Këshilli i Mandateve

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, sot mblidhet Këshilli i Mandateve

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se janë të viktimave të luftës

Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve për vitin 2025

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, përjashtim mbetet komuna e Istogut

Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve e mediave

Moti sot

Moti sot

Musliu: Hamza do të jetë kryeministër, Kurti me përralla synon të marrë edhe një mandat

Musliu: Hamza do të jetë kryeministër, Kurti me përralla synon të marrë edhe një mandat

Hapja e urës mbi Ibër, Musliu: Kohë fushate, improvizim

Hapja e urës mbi Ibër, Musliu: Kohë fushate, improvizim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën