TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Grupet e gjakut dhe lidhja e tyre me sëmundje të caktuara

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
1
A A
Grupet e gjakut dhe lidhja e tyre me sëmundje të caktuara

Për vite me rradhë shkencëtarët kanë qenë skeptikë ndaj idesë se grupi i gjakut mund të ndikojë fort në predispozitën e sëmundjeve të caktuara.

Megjithatë, shumë studime të kohëve të fundit kanë treguar se grupi i gjakut na bën më të predispozuar ndaj një sëmundjeje të caktuar.

Për më tepër, është pikërisht grupi i gjakut që mund të luajë rol mbrojtës ndaj tyre.

Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë arritën në këtë konkluzion pasi analizuan të dhënat e mbi 20,000 pacientëve.

Studimi i cili do të publikohet së shpejti në revistën Lancet ka nxjerrë në pah fakte shumë interesante.

Për shembull, njerëzit që në organizmin e tyre kanë genin specific Adamts7 janë më të rrezikuar nga një atak në zemër.

Nga ana tjetër, njerëzit me grup gjaku 0 që kanë në organizëm genin e lartpërmendur nuk përballen aspak me këtë rrezik.

Grupet e Gjakut Të Njeriut Dhe Sëmundjet

Grupi i gjakut të njeriut përcaktohet nga genet e trashëguara prej prindërve.

Gjaku i njeriut kategorizohet në grupet A, B, AB dhe O.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, të dhënat e Kryqit të Kuq në Shqipëri tregojnë se 40.1% përqind e popullësisë në vend ka grup gjaku 0.

36.7% e popullësisë ka grup gjaku A, 17.1% me grup B dhe 6.1 përqind me grup AB.

Ajo që bën dallimin në secilin prej grupimeve është një substance e quajtur antigen.

Kjo substancë shërben edhe si sistem për mbrojtjen e imunitetit.

Çdo grup gjaku ka pikat e veta më të forta kundër sëmundjeve të caktuara por edhe dobësi të mëdha.

Ekspertët suedezë kanë analizuar të dhënat e mbi një milionë njerëzve.

Ata kanë arritur në konkluzionin se njerëzit me grup gjaku A mund të jenë më të brishtë ndaj sëmundjeve gastrike.

Ndërkohë ata me grup gjaku 0 mund të jenë më të prirur të preken nga ulçera peptike.

Gratë me grup gjaku 0 kanë një numër të ulët dhe cilësi të dobët të vezëve, gjë që ndikon në gjasat e një shtatzanie.

Një studim tjetër i universitetit të Harvardit , të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se gratë që kanë një grup gjaku B apo AB janë më të rrezikuara nga problemet me vezoret.

Burrat me grup gjaku 0 janë më të prirur të shtojnë në peshë dhe të jenë obezë.

Sëmundjet e Zemrës

Një studim i universitetit të Vermontit ka zbuluar se njerëzit që nuk kanë grup gjaku 0 janë 60-80 përqind më të rrezikuar nga tromboza.

Grupet e gjakut, A, B dhe AB janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës se grupi 0.

Problemet Me Kujtesën

Studimet e lartpërmendura kanë zbuluar se njerëzit me grup gjaku AB janë 82% më të prirur të vuajnë nga problemet me kujtesën dhe të menduarit.

Një gjë e tillë mund të nxisë shfaqjen e sklerozës.

Për sëmundjet e caktuara ndikojnë edhe shumë faktorë të tjerë genetikë, mjedisorë apo personal.

Grupet e gjakut janë ende nën vëzhgimin e studiuesve për sa i përket lidhjes së tyre me sëmundje të caktuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

Ngjyra e thonjve mund të tregojë mungesë oksigjeni dhe probleme serioze shëndetësore

A hahen vezët çdo ditë?

A hahen vezët çdo ditë?

Ja se kur duhet të hani mëngjes, drekë dhe darkë!

Ja se kur duhet të hani mëngjes, drekë dhe darkë!

Ushqimet që mund t’i hani pas orës 20:00

Ushqimet që mund t’i hani pas orës 20:00

Fushtica: Nuk dihet ende shkaku i shembjes së dheut, rruga “Malush Kosova” do të jetë e mbyllur për kohë të gjatë

Fushtica: Nuk dihet ende shkaku i shembjes së dheut, rruga “Malush Kosova” do të jetë e mbyllur për kohë të gjatë

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Shembja e dheut dëmton gypin, këto zona mbesin pa ujë në kryeqytet

Shembja e dheut dëmton gypin, këto zona mbesin pa ujë në kryeqytet

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

PDK në mbështetje të protestës së OVL-UÇK-së për ekspozitën e masakrave në Kosovë

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

​Rikthimi në politikë, a i humb beneficionet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën