TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Selmanaj kritikon Osmanin e Konjufcën që nuk u distancuan nga deklarata e Kurtit për Ivanoviqin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Selmanaj: Kurti dikur thoshte se kush e shkel Kushtetutën është super kriminel

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për kujtimin e politikanit serb, Oliver Ivanoviq para dy javësh. Ai po ashtu hodhi kritika edhe ndaj presidentes Vjosa Osmani, e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për mos reagim.

Në seancën që po mbahet në Kuvend, Selmanaj tha se heshtja e tyre e konstaton se edhe ata mendojnë sikurse Kurti, që Ivanoviqi ishte një person që ka punuar për të ardhmen e Kosovës, përcjell teve1.info

“Për fatin e keq, nuk ka asnjë fjalë dhe distancim tash e dy javë as nga presidentja e vendit, as nga kryeparlamnetari dhe as nga deputetët e shumicës paralamentare. Heshtja e juaj bën që të konstatojë se ngjashëm siç e cilësoi kryeministri, edhe ju mendoni se një vrasës i shqiptarëve paska qenë person i sinqertë, i hapur e i përkushtuar, i mprehtë e i respektueshëm e që paska punuar për të ardhmen e qëndrueshme dhe për Kosovën shumetnike”, deklaroi ai.

Sipas tij, “Ivanoviq i tillë mund të jetë vetëm për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin e Glauk Konjufcën e të gjithë ata që mendojnë ngjashëm si ta”.

Deputeti i LDK-së theksoi se thirrjet e kryeministrit Kurti që të ruhet kujtimi për Ivanoviqin janë shëmtia më e rëndë që i është bërë popullit të Kosovës që nga çlirimi në vitin 1999.

“Shqiptarët nuk e meritojnë këtë turpërim, shqiptarët nuk e meritojnë këtë përbuzje”, shtoi ai.

Selmanaj po ashtu u bëri thirrje deputetëve që të distancohen publikisht “nga ky akt kundër historisë” së Kosovës.

Deklarata e kryeministrit Kurti se do donte që kujtimi i Ivanoviqit të mbetet i gjallë si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumetnike, ngjalli reagime të shumta në vend e madje u cilësua edhe si shumë shqetësuese. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pesë javë me mbeturina-banorët e “Kodrës së Trimave”: Rrezikohemi nga sëmundjet

Pesë javë me mbeturina-banorët e “Kodrës së Trimave”: Rrezikohemi nga sëmundjet

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Një person vdes pas një aksidenti komunikacioni në Prizren

Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun

“Këndi i Kimit” 23.09.2026

“Këndi i Kimit” 23.09.2026

Pesë javë me mbeturina-banorët e “Kodrës së Trimave”: Rrezikohemi nga sëmundjet

Pesë javë me mbeturina-banorët e “Kodrës së Trimave”: Rrezikohemi nga sëmundjet

Protesta në Tiranë shënon ditën e 116-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 116-të

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Një person vdes pas një aksidenti komunikacioni në Prizren

Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Konjufca kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi nuk pranojnë takimin me Haxhiun

Rutte vizitë në Iowa, temë diskutimi bashkëpunimi me FSK-në

Rutte vizitë në Iowa, temë diskutimi bashkëpunimi me FSK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën