TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadrijaj: Asociacioni po trajtohet në mënyrë të veçantë si pasojë e gabimeve të Qeverisë Kurti

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kadrijaj: Asociacioni po trajtohet në mënyrë të veçantë si pasojë e gabimeve të Qeverisë Kurti

Nga gabimet e Qeverisë Kurti, Asociacioni sot po trajtohet në mënyrë të veçantë. Deklaroi kështu deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në Tëvë1.

Duke folur për diskutimin e sotëm për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në hapësirat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kadrijaj tha se duhet të punohet më seriozisht në këtë drejtim, derisa shtoi se nuk duhet lejuar që të shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

“Ajo çka ndodhi sot dhe sipas prononcimeve, thuhet se ka qenë si një sesion dëgjimor. Unë mendoj që duhet të punojmë seriozisht në këtë drejtim. Mirëpo, e mira e kësaj, është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë që nuk preket Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Pra, nuk duhet lejuar të shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Me gabimet që ka bërë Qeveria Kurti, me keq menaxhimin e situatave dhe me nxitjen e konflikteve,  është produkt i kësaj qeverie që sot Asociacioni po trajtohet në mënyrë të veçantë. Po ashtu, edhe që është bërë kryetemë e faktorëve ndërkombëtarë, amerikanëve dhe Brukselit zyrtar.”, tha Kadrijaj në emisionin “Ditari”.

E pyetur pse është kaq urgjente themelimi i Asociacionit, Kadrijaj tha se AAK nuk është e kyçur direkt në këtë temë, pasi siç tha ajo, kjo është çështje e Qeverisë Kurti, raporton teve1.info.

“Ne nuk jemi të kyçur direkt në këtë çështje, sepse kjo është çështje e Qeverisë. Prandaj, Qeveria duhet të negociojë, duhet të ulet ne tryezë e të debatojë edhe me faktorin ndërkombëtar dhe me ShBA-të, sepse në fund të fundit Qeveria duhet ta zbatojë këtë marrëveshje”, potencoi Kadrijaj.

Derisa bëri të ditur deri më tani, AAK nuk është mbledhur ende për të diskutuar rreth kësaj çështje, por Kadrijaj vlerësoi se në ditët e ardhshme do ta diskutojnë si subjekt politik.

Ndërkaq, sa i përket tensionimeve të fundit në veri të vendit, Kadrijaj konsideroi që fajtore është Qeveria Kurti, pasi siç tha ajo, më herët asociacioni nuk është diskutuar në mënyrë të veçantë.

“Është dashur të diskutohet vetëm për marrëveshjen finale me Serbinë, për planin franko-gjerman. Pra krejt fokusi i Qeverisë dhe i partive opozitare do duhej të ishte te këto dyja”, u shpreh tutje Kadrijaj./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liburn Aliu del nga Prokuroria Speciale pas mbi tri orësh: Pata mundësinë ta sqaroj situatën

Liburn Aliu del nga Prokuroria Speciale pas mbi tri orësh: Pata mundësinë ta sqaroj situatën

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon, Haxhiu: Vetëm unë dhe Rexhepi ishim të pranishme

Vaji i palmës në qumësht, Haxhiu kërkon tërheqjen e produkteve nga tregu dhe përfshirjen e Prokurorisë

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Komuna e Podujevës shpall gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën