Derisa prejardhja e parave nuk dihet ende, me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave është konfiskuar.
Ndërkaq, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fshati Bresje -Fushë Kosovë, 26.01.2023-20:45. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë tridhjetë e dymijë e nëntëqind (32 900)€. Prejardhja e parave nuk dihet. Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./teve1.info/.







