Ndeshja tjetër në “Copa del Rey” do të jetë ajo në mes rivalëve të qytetit, ku do të përballen Real Madrid dhe Atletico Madrid. Sfida fillon nga ora 21:00 në stadiumin “Estadio Santiago Bernabeu” dhe këtu drejtësinë do ta ndajë gjyqtari spanjoll, Cesar Soto.
Për këtë duel trajneri i “Los Blancos”, Carlo Anceloti ka vendosur ta nisë me këta futbollistë.
Thibaut Courtois; Nacho, Antonio Rudiger, Eder Militao, Ferland Mendy, Luka Modric, Eduardo Camavinga, Toni Kroos, Federico Valverde,Karim Benzema dhe Vinicius Junior.
Ndërsa kundërshtari i tij nga ana e “Colchoneros”, Diego Simeone do të filloi me këta lojtarë.
Jan Oblak; Nahuel Molina, Stefan Savic, Mario Hermoso, Reinildo Mandava, Koke, Rodrigo De Paul, Thomas Lemar, Antoine Griezmann, Angel Correa dhe Alvaro Morata.











