TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: Amnistues të Martin Berishaj. Rehabilitues të Oliver Ivanoviq

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se Oliver Ivanoviqi, i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil nga vendi, gjen rehabilitim në Kosovë.

Abdixhiku ka shkruar se është ende në pritje të veprimeve.

“Amnistues të Martin Berishaj. Rehabilitues të Oliver Ivanoviq. Ende në pritje të veprimeve.

– I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan në Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.

– I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka pyetur nëse ky është ndryshimi që i është dashur Kosovës, derisa ka shkruar se, siq është shprehur ai, “skandalet si këto nuk mund të kalohen në heshtje”.

“A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?

Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit.

Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!”, ka shkruar Abdixhiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

Rama reagon pas vendimit të Speciales: Marre

Rama reagon pas vendimit të Speciales: Marre

Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim

Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim

Reagon vajza e Jakup Krasniqit me mesazh pas vendimit: Ky vendim na lëndoi, por nuk do të na dorëzojë

Reagon vajza e Jakup Krasniqit me mesazh pas vendimit: Ky vendim na lëndoi, por nuk do të na dorëzojë

Shpendi, golashënuesi më i mirë në Serie B

Ekipe nga Serie A e Championshipi Shpendit

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

Rama reagon pas vendimit të Speciales: Marre

Rama reagon pas vendimit të Speciales: Marre

Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim

Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim

Reagon vajza e Jakup Krasniqit me mesazh pas vendimit: Ky vendim na lëndoi, por nuk do të na dorëzojë

Reagon vajza e Jakup Krasniqit me mesazh pas vendimit: Ky vendim na lëndoi, por nuk do të na dorëzojë

Specialja dënon Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim

Specialja dënon Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën