TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoxhaj: Me qasjen e Kurtit në dialog s’pres kurrfarë marrëveshje Kosovë – Serbi

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Hoxhaj: Sjellja e Osmani e paprecedent, Rama është kryeministër i Shqipërisë

Hoxhaj thotë se Kurti nuk ka bërë as zotim serioz dhe as përkushtim të mirëfilltë ndaj dialogut.

“Vizita e përfaqësuesve të lartë të SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë tregon se partnerët strategjikë të Kosovës duan që dialogu të hyjë në një fazë të re, me një shpejtësi tjetër për të krijuar momentum për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë! Por, kur dëgjon qëndrimet publike të Kurtit, shihet se ai nuk ka qartësi, as vendosmëri dhe as qëllime të qarta sa i takon rezultateve në dialog! Ai nuk ka bërë as zotim serioz dhe as përkushtim të mirëfilltë ndaj dialogut! Kjo është politikë e blerjes së kohës dhe kjo është e dëmshme për Kosovën për arsye të matshme. SHBA, Franca, Gjermania, Italia së bashku me BE-në kanë qenë grupi i shteteve vendimmarrëse për Kosovën dhe lindja e Kosovës si shtet i pavarur nuk do të ndodhte pa përkrahjen e tyre. E, edhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës varet direkt nga ta, sikurse anëtarësimi në organizata evropiane, nga Këshilli i Evropës, NATO-s, BE-së dhe më gjerë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Po ashtu, Hoxhaj ka thënë se Kurti ka vetëm një diskurs agresiv retorik, “gjoja duke u treguar i fortë para partnerëve perëndimorë dhe duke thënë që Serbia nuk do marrëveshje”.

“Marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e vështirë për shkak të historisë, por edhe për shkak të një politikeje armiqësore që po ndjek ende Serbia ndaj shtetit tonë! Mirëpo, vetëm në bashkëpunim me partnerët perëndimorë ne mund ta përmbyllim shtetësinë tonë me anëtarësim në OKB, ku, dialogu duhet t’i shërbejë Kosovës dhe jo Serbisë! Pse i duhet Kurtit besimi qytetar, legjitim dhe pozita e kryeministrit nëse ai nuk ka guxim, vullnet dhe nuk bën asnjë veprim politik për të mbyllur tema të mëdha sikurse marrëveshja për njohje të ndërsjellë me Serbinë?! Me qasjen që ka Kurti në dialog nuk pres kurrfarë marrëveshje Kosovë-Serbi, as atë për njohje të ndërsjellë. Ai ka vetëm një diskurs agresiv retorik, gjoja duke u treguar i fortë para partnerëve perëndimorë dhe duke thënë që Serbia nuk do marrëveshje. Kurti s’ka as politikë, as qëllim dhe nuk do të ketë asnjë rezultat!”, tha ai. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

Në 21 komuna përmbyllet procesi i rinumërimit të votave

Osmani: Bordi i Paqes do t’i ndihmojë vendet të arrijnë paqen që e meritojnë

Osmani: Bordi i Paqes do t’i ndihmojë vendet të arrijnë paqen që e meritojnë

​Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja: Ligjëratat janë informative,pa përmbajtje politike e ideologjike

Vdes ish-zëvendëskomandanti i Brigadës 164 të UÇK-së, Menduh Brava

Enkel Rexhepi thirrje në gjykatë për vendosjen e flamurit shqiptar në KNSH

Enkel Rexhepi thirrje në gjykatë për vendosjen e flamurit shqiptar në KNSH

Aksioni në Prizren – Komisionerët e arrestuar dyshohen për falsifikim, kërcënim e ryshfet – 200 policë zhvilluan aksionin

Aksioni në Prizren – Komisionerët e arrestuar dyshohen për falsifikim, kërcënim e ryshfet – 200 policë zhvilluan aksionin

ZKA nis auditimin e efektivitetit të shërbimit të ngrohjes qendrore nga Termokosi

ZKA nis auditimin e efektivitetit të shërbimit të ngrohjes qendrore nga Termokosi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën