Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se vërshimet në Kosovë kanë marrë përmasa të një fatkeqësie natyrore dhe ka bërë thirrje të formohet një fond emergjent nga Qeveria, pasi sipas tij udhëheqjet komunale e kanë të pamundur përballjen me këtë gjendje.
“Fitore e kësaj qeverie sot mund të jetë përballimi i kësaj fatkeqësie natyrore e jo përmbysja e Projektligjit për Trust-in.
Bëni diçka në jetën tuaj për qytetarin, sepse shteti është i qytetarit e jo i udhëheqjes!”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.