Kështu e ka bërë të ditur për Teve1.info, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.
Hamza tha se deri më tani janë evakuuar disa familje dhe sipas tij, po rritet numri i familjeve që kanë nevojë për evakuim.
“Gjendja në Mitrovicë është alarmante. Ne e kemi mbledh shtabin emergjent dhe kemi shpallur gjendje emergjente. Prej orëve të hershme të mëngjesit jemi në terren, tu bë përpjekje me i ndihmu njerëzve dhe me iu qëndru afër. Ka familje që është dashtë me i evakuu, numri i tyre është i konsiderushëm. Prej momentit në moment po rritet numri i familjeve që po kanë nevojë për me i evakuu. Lumi ‘Ibri’ dhe ‘Lushta’ kanë dalë prej shtratit dhe kanë vërshu një pjesë të madhe të fshatrave në rrethinën e Mitrovicës por edhe qytetin”, ka thënë ai.
Sipas burimeve të Teve1.info në takimin e kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza me shtabin emergjent ka qenë edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi i cili ka shprehur gatishmëri për të parë gjendjen nga afër. /Teve1.info/