TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori Berishaj hedh poshtë të gjitha akuzat kundër tij

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Martin Berishaj intervistohet sot nga Komisioni për Energji

Berishaj përmes një shkrimi në “Facebook” është “sqaruar” për këto dyshime. Ai ka thënë se nuk është pronar apo aksionar i ndonjë kompanie në Kosovë, apo në vend tjetër, shkruan teve1.info.

Po ashtu ai i ka hedhur poshtë pretendimet se ka fshehur apo deklaruar rrejshëm pasurinë.

Përmes një statusi të gjatë, Berishaj ka thënë se kompanitë Zaslon L.C.C. dhe Myloja sh.p.k nuk janë në pronësinë e tij.

Për “MB consulting d.o.o” ka thënë se nuk ka pasur qarkullim që nga 2020 e rrjedhimisht nuk e ka parë të arsyeshme ta deklarojë si pronë.

“MB consulting d.o.o. në Mal të Zi nuk nuk ka pasur qarkullim që nga viti 2020 dhe mbyllja e saj fizike sipas organeve të Malit të Zi, pas kërkesës sime për mbyllje, ka qenë çështje ditësh, dhe meqenëse bëhet fjalë për një kompani që nuk ka pasur aktivitet që nga vitit 2020 dhe ka qenë në proces të mbylljes, nuk ka pasur arsye të deklarohet si pronë”, ka shkruar ai.

Ndërsa për ”MB consulting sh.p.k”, ka thënë se aksionet e saj ia ka bartur një personi të tretë në tetor 2021.

“Ndërsa sa i përket deklarimit dhe pagesës së tatimeve, kompania MB consulting sh.p.k. ka deklaruar të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi, në Adminsitratën Tatimore të Kosovës. Pagesa e një pjese të detyrimeve është bërë nga kompania që është person juridik, kurse pjesa tjetër vazhdon të paguhen nga kompania që tash është në pronësi të tjetërkujt. Kushdo që kupton nga kontabiliteti, e din që borxhi tatimor nuk ka fare të bëjë me shmangie tatimore, gjë për të cilën po shpifet kundër meje. Prandaj edhe kjo e pavërtetë bie në ujë, sepse asnjëherë nuk ka pasur shmangje tatimore, por bëhet fjalë për borxh tatimor, i cili është deklaruar nga vetë ndërmarrja, dhe vazhdon të paguhet”, ka shkruar Berishaj.

E në fund Berishaj ka shkruar se pretendimet që GEN-i është kompani serbe janë vetëm për ta denigruar karakterin e tij.

“Dhe për fund, akuza e insinuata se gjoja kompania GEN-I qenka ndërmarrje serbe, është tërësisht e pavërtetë gjithashtu. Ndërmarrja GEN-I, trgovanje in prodaja električne energije, d.o.o.  Krško, Slloveni, është kompani me të cilën kam pasur marrëdhënie kontraktuale si këshilltar në kohën kur nuk isha as shtetas i Republikës së Kosovës. Kjo kompani është kompani sllovene e cila për themelues ka kompaninë GEN ENERGIJA d.o.o. e cila është në pronësi të plotë të Republikës së Sllovenisë, dhe ka filiale nëpër shumë shtete në rajon, ngjashëm sikurse ka ta zëmë edhe NLB Banka, e cila përveç filalave në Slloveni, ka degë edhe në Prishtinë, Shkup, Beograd, etj”, ka shkruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen tre persona në Vushtrri për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Dy persona arrestohen në Pejë për organizim të lojërave të fatit të paligjshme

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, pesë persona të përfshirë – dërgohen në mbajtje

Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Gruaja nga Ferizaj raportohet e zhdukur, policia nis hetimet

MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët

MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët

Shakira: Do të doja një bashkëpunim me Dua Lipën

25-vjetori i Betejës së Lavdishme të Haraçinës, ambasadori Denion Meidani para familjarëve të dëshmorëve: Liria nuk dhurohet

25-vjetori i Betejës së Lavdishme të Haraçinës, ambasadori Denion Meidani para familjarëve të dëshmorëve: Liria nuk dhurohet

Nis seanca ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, pritet fjala përfundimtare

Nis seanca ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, pritet fjala përfundimtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën