TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Kodra e Bebushit u shndërrua në vendin ku krimet nuk mund të fshiheshin nga makineria Millosheviqiane

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani: Kodra e Bebushit u shndërrua në vendin ku krimet nuk mund të fshiheshin nga makineria Millosheviqiane

Osmani ka thënë se mizoria e regjimit të Millosheviqit ndaj civilëve shqiptar mori trajtën më çnjerëzore por edhe nga që shënoi një moment në të cilin vetëdija ndërkombëtare u zgjua, raporton teve1.info

“Kujtojmë krimet monstruoze të 15 janarit të vitit 1999 në Reçak, të cilat shërbyen si një moment i kthesës historike, jo vetëm se nga aty mizoria e regjimit të Millosheviqit ndaj civilëve shqiptar mori trajtën më çnjerëzore por edhe nga që shënoi edhe një moment në të cilin vetëdija ndërkombëtare u zgjua përfundimisht”, tha Osmani

Tutje presidentja Osmani, ka thënë se Masakra e Reçakut bëri që qendrat vendim marrëse e demokratike, të mobilizoheshin për t’a mbrojtur një popull që po vuante në kthetrat e një regjimi gjenocidal.

Osmani theksoi se Reçaku dëshmoi se Kosova ishte edhe sfida e përballjes së botës demokratike.

Presidentja Osmani, përmendi edhe ambasadorin, William Walker, teksa tha se ai si në vitin 1999 e çdo vitë pas tij është me banorët e Reçakut, shkruan teve1.info

“Ky moment kthese lidhej edhe me një emër e një njëri, I cili kishte marrë përsipër të udhiqte misionin vëzhgues në Kosovë, ambasadori, William Walker i cili edhe sot njësoj si edhe në vitin 99-të e çdo vit pas tij është këtu bashkë me banorët e Reçakut”, deklaroi Osmani.

E krimet e kryera në Reçak 24-vite më parë kur u shuan civilët shqiptar, Osmani tha se regjimi gjenocidal serb i dëshmoi botës për tragjedinë të cilën po e përjetonin shqiptarët, teksa përmendi edhe ndërhyrjen e botës demokratike për t’a ndaluar “makinerinë vrastare”.

“Krimet e kryera këtu në Reçak 24-vjet më pare kur civil shqiptar u shuan mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb i dëshmuan botës për tragjedinë të cilën po e përjetonin shqiptarët por e bënë të pashmangshme edhe ndërhyrjen e botës demokratike për t’a ndalur këtë makineri vrastare”, tha ajo.

Osmani tutje përmendi edhe “Kodrën e Bebushit” teksa tha se ai vend u shëndrrua në vendin në të cilin krimet kundër njerëzimit nuk mund të fshihehin nga makineria Millosheviqiane.

“Kodra e Bebushit siç njihet edhe nga banorët lokal por edhe nga i gjithë Reçaku u shëndrrua në vendin në të cilin krimet kundër njerëzimit nuk mund të fshiheshin më nga makineria Millosheviqiane, për të masakruarit mbase do të vriteshin për së dyti nga propaganda e makinerisë e gënjeshtrës informative, që atë kohë e udhëhiqte presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sikur ish-shefi verifikues i OSBE-së, William Walker, të mos kishte lëshuar një kushtrim gjithandej. Ambasadori Walker u shndërrua në zërin e viktimave dhe zërin e gjithë Kosovës në kohët më të rënda të historisë sonë”, deklaroi Osmani.

“Prandaj mos të harrojmë kurr që çdo varr në Reçak ka një histori tmerri, secili prej tyre dëshmon për tmerrin e përgjithshëm që  e përjetuan shqiptarët për shkak të hegjemonisë të një regjimi vrastar e diktatorial”, shtoi ajo./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Qorrolli: VV synon zgjedhjen e presidentit, jemi të gatshëm për kompromise – PDK do zgjedhje, jo zgjidhje

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën