Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja Flora Ahmeti.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur në orën 10:00 ku ka qenë e përfshirë një veturë.
Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 10:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore.Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha ajo./teve1.info./