Kurti atje do të pritet nga homologu i tij, Karl Nehammer.
Sipas gazetes austriake, Heute , Kurti dhe homologu i tij, do të mbajnë së bashku edhe një konferencë për media në orën 13:30.
Në artikull përmenden raportet e mira mes të dyja vendeve.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.