Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, nuk ka asnjë person të lënduar.
“Është djegur një apartament ngjitur me një hotel. Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe zjarrfikësit. Nuk ka persona te lënduar, zjarrfikësit janë duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin”, tha Gashi. /Teve1.info/