TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

14 vjet kushtuar fëmijëve pa përkujdesje prindërore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Tash e 14 vjet natën e Vitit të Ri e pret së bashku më fëmijët të cilët kanë mbetur pa përkujdesje prindërore.

Derisa përgatitje për të shënuar këtë ditë kanë filluar që në muajin dhjetor.

“Kur është festa e Vitit të Ri fëmijët janë shumë të lumtur. Na fillojmë të festojmë që nga muaji dhjetor. Mblidhemi të gjithë këtu në SoS, me staf, me drejtori dhe me fëmijë e rregullojmë bredhin, por edhe nëpër shtëpia e rregullojmë bredhin. Bëjmë ushqime sikurse në familjet biologjike. Një-dy ditë përpara mbledhim dhe diskutojmë se çka më përgatit për Vitin e Ri dhe si me e prit. E thërrasim dikë prej familjeje tjera dhe bëhemi bashkë”, tha Boshnjaku.

Ndonëse, Nuran Boshnjaku, nuk pati mundës të kishte fëmijë biologjikë, ndjenjën e amësisë ia plotësuan 12 fëmijët e Sos Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës.

Nëna Nurane madje rrëfen se si erdhi deri të vendimi për t’u kujdesur për këta fëmijë.

“Kam qënë e punsueme, por kur kam degju për SOS fshatin e fëmijëve. E kam ditë që është punë më fëmijë dhe kam dashtë 24 orë më punu më ta. Vellau bile me thojke- oj motër a din se me fëmijë nuk është lehtë. I thash e di që nuk është lehtë por unë du më mbush atë zbrazëtin që kam, që e kam pas tërë jetën” tha ajo.

Përkujdesja ndaj fëmijëve jo biologjik për të  nuk do të thotë punë.

“Është një kënaqësi të jesh ‘sos nënë’, pasi që unë fëmijë nuk kam pas dhe kam vendos të vijë në Sos fshat, është shumë e kënaqshme këtyre fëmijëve duhet gjithnjë të ju japësh dashur, lumturi, afërsi, më mësuar për të ardhmen”, tha ajo.

Derisa kontaktet më ta, Nurane Bushnjaku i mbanë edhe pasi të pavarësohen.

“Unë 12 fëmijë i kam përcjellë. Tash veç 2 më kanë mbet. Kam kontakte më ta hala. Vijnë më bujtë e vijnë më nejtë. Disa fëmijë janë martuar, madje kanë edhe fëmijë, e unë e ndjejë vetën si gjyshe. Disa kanë kryer fakultet e disa janë ende në fakultet”përfundoi ajo.

Por, që fëmijët pa përkujdesje prindërore të kenë strehim, nga menaxhmenti i Sos Fshatit po kërkohet mbështetje financiare nga institucionet e vendit.

“Ne si organizatë ende nuk kemi siguruar një mbështetje të vazhdueshme institucionale dhe për këtë arsye mendoj se nuk mund të kemi qëndrueshmëri për shumë vite, edhepse që nga viti ’99 punojmë dhe gjithmonë kemi pas donatorë nga jashtë dhe donator vendor Por shpresoj më rregullimin e ligjeve do të kem edhe mbështetje institucionale”, tha Nezahat Ramadani – Salihu, drejtoreshë në SOS.

Aktualisht në SOS Fshat, janë të strehuar 34 fëmijë e për të cilët përkujdesen 8 sos nëna dhe 8 sos teze.

Kronika e gazetares Doresa Geci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën