Sipas tabelës së MPB-së për kohën e pritjes në kufi, në pikat tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje të Kosovës, e as në dalje.
Ndërkohë, pasditen e së enjtes janë larguar barrikadat e vendosura nga serbët në veri, që bllokuan rrugët për rreth tri javë.
Barrikadat janë larguar në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe në Zubin Potok.