Chelsea ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin e talentuar nga Bregu i Fildishtë, David Datro Fofana.
Fofana vjen te Chelsea nga ekipi norvegjez, Molde, për shumën e 12 milionë eurove.
Sulmuesi afrikan kishte impresionuar këtë sezon me paraqitjet e tij, ku në 29 paraqitje kishte shënuar 17 gola dhe gjashtë asiste.
20-vjeçari erdhi te ‘Blutë e Londrës’ si zëvendësues i sulmuesit shqiptar, Armando Brojës, i cili e humbi sezonin shkaku i lëndimit.
Fofana do t’i bashkohet ekipit londinez më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Sulmuesi është reprezentues i Bregut të Fildishtë që nga viti 2019 dhe deri më tani ka zhvilluar dy paraqitje me kombëtaren afrikane.