Skuadra e Golden Eagle Yllit mposhtë Sigal Prishtinën në palestrën “13 Qërshori”, me rezultatin e thellë 71 me 51.
Skuadra e Yllit ishte më e mire në të gjitha qerekët,(Q1 14-10, Q2 18-16, Q3 20-9, Q4 19-16) por diferencë e bënë në fraksionin e tretë ku pësuan vetëm 9 pikë.
Më I dalluari tek suharekasit ishte Bashir Ahmed me 21 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime, ndërsa u ndihmua dhe nga Armstread me 9 pikë.
Tek Prishtina lojtari më në formë ishte Dustin Thomas me 17 pikë, 6 kërcime dhe 4 vjedhje topash, Thomas u ndihmua dhe nga Wilson me pike dy-shifrore ku realizoi 11 sosh.