TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peci: Fermerët kosovarë më të mbështeturit në rajon

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministri Peci: Kosova i mbulon 60 deri 70 % të nevojave të brendshme për konsumin e grurit

Faton Peci

Ministri Peci ka thënë se kjo qeveri me punën e saj ka bërë që fermerët kosovarë të jenë më të përkrahurit në rajon.

Madje, ai tha se për herë të parë sivjet brenda vitit kalendarik fiskal janë ekzekutuar të gjitha pagesat për subvencione. Teksa tha se bujqit këtë vit morën mbi 60 milionë euro subvencione dhe mbi 25 milionë euro grante.

“Puna e Qeverisë dhe Ministria e Bujqësisë për vitin 2022 ka bërë që ta shndërron fermerin e Kosovës si fermerin më të përkrahur në rajon. Në kategorinë e subvencioneve kemi përkrahur 28 mijë e 222 fermerë bujqësor, të cilët përfituan 61.8 milionë euro dhe për herë të parë brenda vitit kalendarik fiskal janë ekzekutuar të gjitha pagesat për subvencione. Në kategorinë e granteve gjatë vitit 2022 janë ndarë 26 milionë euro , nga këto mjete janë përfitues 472 fermerë, janë kontraktuar 282 projekte në grante duke përfshirë këtu edhe depot e grumbullimit dhe të përpunimit të pemëve”, tha Peci.

Ministri i Bujqësisë theksoi se kanë arritur që ta kthejnë meritokracinë dhe transparencën në këtë dikaster. Dhe kështu, sipas tij, për keqpërdoruesit presin të trajtohen 400 lëndë nga Prokuroria e Shtetit.

“Denoncimi dhe demaskimi I keqpërdoruesve të pronave ka marrë drejtimin e duhur, për pronat e Ministrisë së Bujqësisë, por edhe të Institutit të Bujqësisë. Janë dërguar në prokurori 400 lëndë, të cilat meritojnë që të hetohen për ecurinë se si janë vlerësuar në të kaluarën procesi i granteve . Ministria e bujqësisë ka ndarë mbi 2.8 milionë euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi për 1 mijë e 17 fermerë nga 22 komuna të Kosovës”, theksoi ai.

Se po ia kthejnë vlerën bujqësisë në vend, ministri Peci përmendi një bashkatdhetar I cili është kthyer nga Gjermania për të punuar në bujqësi.

“Janë dy tri raste me fermerë kur kam qenë duke u futur në Ministrinë e Bujqësisë, në këto dy tri javët e fundit, që më kanë bërë të ndihem mirë. Njëri prej fermerëve më ka treguar se ka vendosur me ardhur prej Gjermanisë për shkak se është përfitues i grantit dhe se nuk do të vazhdon të jetë më në Gjermani. Ndërsa, dje derisa hyra në objektin e ministrisë, një burrë mu drejtua me shprehjen; “O burrë”, ia ktheva, urdhëro burrë! Tha; ‘më ka ndodhur diçka dhe nuk po mundem me besuar. Gjithë kam aplikuar në Ministri të Bujqësisë, kurrë nuk e kam realizuar këtë të drejtë dhe për herë të parë këtë vit e kam fituar grantin”. Kështu që këto raste mua më japin motiv me punuar ditë e natë që të jemi në shërbim të fermerëve”, theksoi ai.

Ministri Peci theksoi se për këtë vit ka realizuar mbi 150 vizita tek fermerët në gjithë territorin e Kosovës./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën