TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jasharaj: Punëtorët e arsimit vazhdojnë t’i marrin benefitet e përcaktuara me Kontratën Kolektive

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bashkëpunuan në kalimin e drogës nga Rinasi në Turqi, arrestohen dy vëllezërit turq 

Sipas Jasharajt, kjo kontratë është shkëputur njëanshëm, dhe si e tillë nuk ka bazë ligjore. Të njëjtën thotë se duhet ta bëjnë të dyja palët, përndryshe s’ka vlerë juridike.

Në një intervistë Jasharaj ka pasur kritika për vendimin për kompensim të orëve të humbura shkaku i grevës.

Edhe këtë vendim, Jasharaj e konsideron si anti-ligjor.

“Zonja Nagavci mbase duke e mbajtur atë hidhërimin e grevës, jo vetëm këtë por e mori edhe atë vendimin e njëanshëm për kompensimin e orëve edhe pse kontrata e thotë qartë se kompensim të orëve nuk ka dhe nënshkrues nga njëra anë është MAShTI dhe nga ana tjetër jemi ne, dhe ne nuk mund ta shkelim kontratën, por neni 31 i kontratës e lë mundësinë që thotë që ‘përveç nëse arrihet ndonjë marrëveshje e veçantë’, dhe kjo marrëveshje e tillë nuk arrihet dhe u bënë sa kohë që ende nuk kemi pasur asnjë takim me zonjën Nagavci, edhe pse i kemi dërguar shkresë për një gjë e tillë”, u shpreh Jasharaj.

Teksa ka folur për kontratën kolektive, Jasharaj thotë se mësimdhënësit vazhdojnë t’i marrin benefitet që i ka ajo. Thotë se kjo është dëshmuar edhe me vendim të Gjykatës.

“Ishte një informatë e saj e njëanshme e cila nuk ka asnjë efekt, ngase kontrata e thotë qartë se anulim të kontratës njëanshme nuk mund të ndodh. Po, sepse komunat as në të kaluarën nuk e kanë bërë këtë gjë të tillë, hatri i kontratës apo i respektit ndaj punëtorëve të arsimit. Të gjitha benefitet nga kontrata janë arritur dhe disa prej tyre i kanë dërguar edhe në Gjykatë dhe të gjitha lëndët janë fituar. Kontrata mbetet në fuqi, ngase po them nuk ka të drejtës, edhe ne nëse do të ishim në situatë ta këpusim, nuk do të kemi të drejtës, sepse duhet të pajtohen të dyja palët”, thotë ai.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë dialogu me ta, përkundër kërkesave të vazhdueshme.

Jasharaj ka përmendur edhe injorimin që e ka marrë nga shefi i Qeverisë për kërkesën që kishin. Thotë se atë kërkesë e keqpërdori.

“Pa u kthyer shumë në kohë, nëntë muaj kemi bërë angazhime dhe rrugëtim, e madje duke shkuar edhe me disa veprime t përshkallëzuar si protesta, një orë grevë e kështu më radhë, dhe vet faktu se e filluam grevën më 25 gusht, ku ende nuk po fillonte mësimi, e kemi bërë për t’ia dhënë alarmin e fundit Qeverisë që ato ditë të ulemi dhe të bisedojmë. Asnjëherë Qeveria Kurti nuk ka pasur qasje të sinqertë dhe pozitive ndaj sindikatave, madje menxi e arritëm një takim ne Këshilli Grevist, dhe ai (Kurti) takim, i keqpërdori duke e nxjerrë e ironizuar me mua dhe me takimin se më thanë ‘vëlla ami 100 euro’, thuajse unë ato para i kam kërkuar për vete”, thotë Jasharaj./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku për vrasjen e Arlindës: Përgjegjësi nga zinxhiri komandues deri te niveli politik

Abdixhiku për vrasjen e Arlindës: Përgjegjësi nga zinxhiri komandues deri te niveli politik

Kurti: FSK-së i shtohen 12 kamionë të rinj Unimog, dhjetëra të tjerë vijnë më 2027

Kurti: FSK-së i shtohen 12 kamionë të rinj Unimog, dhjetëra të tjerë vijnë më 2027

FSK-së i mbërrijnë 12 kamionë ushtarakë nga Gjermania

FSK-së i mbërrijnë 12 kamionë ushtarakë nga Gjermania

10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, në 9 prej tyre viktima janë gra

E mitura raporton në polici marrëdhënien seksuale në Pejë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

E mitura raporton në polici marrëdhënien seksuale në Pejë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Një shtetase e huaja arrestohet në Prishtinë: Gjuajti me gurë në banesën e një burri, theu derën dhe hyri brenda

Arrestohet i dyshuari për paraqitje të rreme si zyrtar i AKI-së dhe kërcënim me armë ndaj një personi

Sulm para ambasadës së Izraelit në Beograd, vritet 18-vjeçari

Sulm para ambasadës së Izraelit në Beograd, vritet 18-vjeçari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën