TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prezenca e terroristëve në veri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Prezenca e terroristëve në veri

Përfaqësuesit e institucioneve të vendit kanë deklaruar se bllokimi i rrugëve është realizuar nga grupet kriminale, për të cilat kanë thënë se janë të instrumentalizuara nga Beogradi zyrtar.

Madje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, përmes një reagimi në “Facebook”, ka kërkuar që këto grupe të shpallen edhe terroriste.

“Severna Brigada dhe Civilna Zaštita duhet të shpallen organizata terroriste. Qytetarë tanë në komunat veriore vazhdimisht informojnë që operativët kryesorë të këtyre bandave të armatosura dhe prapa barrikadave janë: Milan Radoičić, Zvonko Veselinović, Radule Stević, Aleksandar Filipović, Nenad Djurić…”, ka thënë Muja.

E Kodi Penal i Republikës së Kosovës, në kapitullin e 14 liston veprat të cilat përkufizohen si terrorizëm, në mesin e të cilave janë: marrja e pengjeve, rrëmbimi ose privimi i kundërligjshëm nga liria, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm; zjarrvënia apo djegia ose shpërthimi nga pakujdesia ose përdorimi i eksplozivëve ose mjeteve të tjera vdekjeprurëse etj.

Profesori  i së Drejtës Penale Ismet Salihu, thotë se veprimet që po bëjnë grupet e caktuara në veri të vendit përbëjnë akte terroriste.

“Fjala terror, terrorizëm rrjedh prej fjalës latine që do me thënë shkaktimi i frikës, i pasigurisë, i ankthit, etj. Zakonisht aktet terroriste janë të drejtuara ndaj individëve, por edhe më shpesh ndaj strukturave shtetërore  …  në rastin tonë, mjerisht në veri të Kosovës gjitha këto veprime që janë duke u zhvilluar në këto dy javët e fundit i kanë të gjitha elementet e veprës penale të terrorizmit ose thënë ndryshe janë akte terroriste”, deklaroi Salohu.

Disa nga personat që institucionet e Kosovës thonë se qëndrojnë prapa barrikadave në veri të vendit janë edhe në Listën e Zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën