Protestuesit veçse kanë filluar të grumbullohen, teksa janë parë edhe autobusë të organizuar me qytetarë serbë të cilët janë duke ardhur për të marrë pjesë.
Ekipi i tëvë1 po qëndron atje për të parë nga afër zhvillimet e kësaj proteste.
I ashtuquajturi shtabi i krizës në veri të vendit, i formuar nga serbët lokalë kanë bërë të ditur se organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde./teve1.info./