Përmes këtyre kamerave vëzhgohet çdo hapësirë e shkollës fillore “Emin Duraku”.
E kjo po vlerësohet se ka evituar probleme të shumta në ketë institucion arsimor.
Por jo vetëm në këtë shkollë, Komuna e Prishtinës e ka në plan që deri në janar të vendosë e të sanojë kamera në të gjitha shkollat e çerdhet e kryeqytetit.
Vendosjen e hapësirave shkollore nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë, po e mirëpresin edhe nxënësit, të cilët thonë se tani ndjehen më të sigurt.
Një hap të tillë të Komunës po e përkrahin edhe prindërit.
Për vendosjen dhe furnizimin e këtyre kamerave Komuna e Prishtinës ka ndarë 90 mijë euro.
Kronika e gazetares Doresa Geci.