Sipas njoftimit, kjo aparaturë është blerë nga SHKUK-ja, dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro.
“CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro. Ky sistem identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve. Gjithashtu, kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike”, thuhet në njoftim./teve1.info./