TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nënshkruhet marrëveshja për projektin “Solar për Kosovën-Ngrohje Qendrore”

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Nënshkruhet marrëveshja për projektin “Solar për Kosovën-Ngrohje Qendrore”

Projekti në tërësi ka vlerën prej 80 milionë euro, për çka është konsideruar i rëndësishëm për kryeqytetin dhe për mbrojtjen e ajrit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë dy marrëveshje të granteve dhe se me këtë projekt do të ruhet energjia për shtrirjen më të madhe të ngrohjes qendrore.

“Ky projekt është i pari në rajon, i cili përdor në masë të madhe energjinë diellore. Projekti në tërësi shkon në vlerën mbi 80 milionë euro. Projekti si i tillë është unik, paraqet një ndër kapacitetet më te medha për ngrohje diellore, e cila ruhet për tu përdorur pastaj për ngrohje qendrore edhe për 38 mijë qytetarë që nuk kanë pasur qasje më parë në ngrohje qendrore”, ka thënë Murati.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se Kosova ka potencial të madh për energjinë dhe është me rëndësi që të ketë alternativa të tjera për energji termike.

“Është një moment shumë i rëndësishëm për ne për të pasur energji diellore. 37 mijë qytetarë do të përfitojnë prej furnizimit me energji të gjelbër. BE mbështet edhe Kosovën për zhvillim të qëndrueshëm. Këto projekte do të kenë ndikim afatgjatë. Kosova ka potencial të madh për energji, por ju mund të bëni edhe më shumë për tranzicionin”, ka deklaruar ai.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad ka potencuar se ky është lajm shumë i mirë dhe hap përpara.

“Dua të përgëzoj të gjithë partnerët për këtë bashkëpunim. Gjermania është e përkushtuar të ndihmojë Kosovën, ky është edhe angazhimi jonë më i madh i procesit të Berlinit për Ballkanin Perendimor, për Kosovën në veçanti. Gjermania ka luajtur rol kryesor në dy dekadat e fundit në zhvillimin e energjisë. Pervoja me krizën e energjisë ka treguar se  është me rëndësi që të përshpejtohet gjetja e burimeve të tjera”, është shprehur ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Manipuluesit e votave mund të dënohen deri me pesë vite burgim

Rinumërimi i votave drejt fundit: Verifikohen rreth 70%

Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

Parashikimi i motit për sot

E hëna me vranësira dhe reshje shiu

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Milani merr pikë në Romë

Milani merr pikë në Romë

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën