TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi: Plani ruso-serb që të digjej Jarinja u parandalua nga Kosova në bashkëpunim me aleatët

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Bislimi thotë se presioni i opozitës për Asociacionin është rezultat i një urrejtje të madhe të vendit

Bislimi tha se Serbia u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjes, raporton Teve1.info

Sipas tij, intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës është rritur djeshëm.

“Dje Serbia nuk i ndaloi huliganët serbë – ajo u tërhoq nga plani për djegien e Jarinjës. Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm. Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Bislimi thotë se ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës, por sipas tij u parandalua nga Kosova në bashkëpunim me amerikanët.

“Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës. Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët). Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte”, deklaroi ai.

Po ashtu, Bislimi theksoi se siç Serbia e ka aleat Rusinë e Kinën, Kosova ka aleat Perëndimin e SHBA-në.

“Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në. Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë!”, tha Bislimi.

Serbët kanë protestuar dje afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, – në anën e territorit serb, si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën