Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, i lënduari është dërguar në emergjencën e Prizrenit.
“Po sot rreth orës 7:14 është raportuar një aksident trafiku në hyrje të Prizrenit. Dy automjete janë të përfshira, një person ka pësuar lëndime, ai është dërguar në emergjencën e Prizrenit”, tha Bytyqi. /Teve1.info/