Masat ndaj tyre tashmë kanë filluar. Parlamenti Evropian ka bërë të ditur se kompetencat dhe detyrat e zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Kaili, janë pezulluar.
Kaili gjithashtu u pezullua nga partia e saj në Greqi dhe grupi socialist demokrat i asamblesë së BE-së të premten pas bastisjeve.
Përfaqësuesi i BE-së ka konsideruar gjendjen tejet shqetësuese duke theksuar se nevojiten prova për të arritur tek një konkluzion.
“Jemi duke u përballur me disa ngjarje, disa fakte që sigurisht që më shqetësojnë edhe mua si ish-president i Parlamentit Evropian. Nuk përmendet asgjë dhe askush, as nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm, as nga delegacionet, ne nuk jemi të prekur nga këto akuza. Ka veprime policore dhe gjyqësore. Jam i sigurt që e kuptoni se këto janë akuza shumë, shumë të rënda”, ka thënë Borrell.
Skandali i cili dyshohet se përfshin zyrtarë të Katarit, ka nxitur reagime edhe tek zyrtarët e jashtëm duke përfshirë ministren e jashtme gjermane Baerbock e cila e cilësoi incidentin si të pabesueshëm.
Prokurorët thanë gjithashtu se shtëpia e një ligjvënësi të dytë të BE-së u kontrollua të shtunën në mbrëmje.
Autoritet kontrolluan 16 shtëpi në Bruksel në kuadër të hetimeve dhe sekuestruan 600 mijë euro. Që atëherë, katër persona janë akuzuar,gjersa dy janë liruar.
Ligji belg kërkon që presidenti i parlamentit të BE-së të jetë i pranishëm në rastin e bastisjes në shtëpinë e një anëtari të zgjedhur, i cili në shumicën e rasteve ka të drejtën e imunitetit parlamentar./Tëvë1/