TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ronaldo: Ëndrra ime përfundoi dje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ronaldo: Ëndrra ime përfundoi dje

Cristiano Ronaldo ka thënë se ëndrra e tij për të fituar Kupën e Botës ka përfunduar të shtunën. Kështu ai ka konfirmuar se nuk do të luajë më për Portugalinë në Kupën e Botës. Portugalia u mposht nga Maroku në çerekfinale, ndërsa fundi i Kupës së Botës nuk ishte ai që shpresohej nga Ronaldo, njëri prej më të mëdhenjve në histori.

“Ta fitoj Kupën e Botës për Portugalinë ishte ëndrra ime më e madhe dhe më ambiciozja. Për fat, kam fituar shumë tituj në nivelin ndërkombëtar, duke përfshirë ata për Portugalinë. Por ta vendos emrin e vendit tonë në nivelin më të lartë në botë ishte ëndrra ime më e madhe. Kam luftuar për këtë. Kam luftuar fuqishëm për këtë ëndërr. Në pesë paraqitjet në Botëror përgjatë 16 vjetëve, gjithnjë përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe i përkrahur nga miliona portugezë, unë kam dhënë çdo gjë. Kam lënë çdo gjë në fushë. Asnjëherë nuk ia kam kthyer shpinën luftës dhe asnjëherë nuk kam hequr dorë nga ëndrra”, ka shkruar Ronaldo të dielën në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka folur edhe për shkrimet dhe për spekulimet e shumta të bëra së fundi.

“Por për fat të keq kjo ëndërr përfundoi dje. Nuk ia vlen të reagoj me nxitim. Vetëm dua që të gjithë ta dinë që është thënë shumë, është shkruar shumë, është spekuluar shumë. Por dedikimi im për Portugalinë nuk ka ndryshuar. Kam qenë gjithnjë një person më shumë që lufton për qëllimin e secilit. Unë nuk do t’ia ktheja asnjëherë shpinën bashkëlojtarëve dhe vendit tim. Tani për tani nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Faleminderit Portugali. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur derisa ka zgjatur. Tani është koha të jem një këshilltar i mirë dhe të lejoi secilin që të nxjerr konkluzionet e tij”, ka shkruar Ronaldo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ngritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën