Për të hetuar gjithë shpërthimin e një nate më parë, shqiptarët këtu në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, po merren në pyetje nga disa ekipe të KFOR-it.
Disa të tjerë po patrullojnë në këmbë.
E që banorët të ndihen më të sigurt, po përkujdesen këto ekipe të Njësisë Speciale. Gjithashtu edhe të EULEX-it.
Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve dhe Kodrës së Minatorëve, që ishin cak i dy sulmeve mbrëmjen e së mërkurës, ndihen të shqetësuar.
I shqetësuar po shprehet edhe ky banor i fshatit Bistricë.
Për ish-inspektorin në Mitrovicë, Maliq Sylejmani, fakti që në veri ka trupa amerikane, i bënë të ndihen më të sigurt.
Në vendin e njohur si Ura e Ibrit, situata nuk duket e zakonshme.
Aty u shtuan dhjetëra forca të reja të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare.
Madje, po përkujdesen që jo secili person të lejohet për ta kaluar urën.
E për krejt atë që po ngjan në veri, ministri i Punëve të Brendshme, një ditë më parë njoftoi se kanë nisur hetimet, ndërsa u zotua se autorët do të dalin para drejtësisë.
Kronika e gazetarit Arton Rama.